Një depo në Londër është përfshirë nga flakët. Dyshohet se brenda ndërtesës të ketë fishekzjarrë, pasi raportohet se ka pasur shpërthime të forta.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë angazhuar më shumë s e150 zjarrfikës me 25 automjete, për të shuar zjarrin. Ndërkohë nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar shpërthimin e flakëve. Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjete, zona është mbuluar nga tymi. Zjarri ka rënë në një ndërtesë dykatëshe ku janë depoja dhe një hapësirë tregtare.
Autoritetet kanë evakuuar një shkollë si edhe një disa banorë që ndodheshin në apartamentet pranë për të shmangur problematikat.














