Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

PDIU kundër PS-LSI: Opozita ka gjithë të drejtën e zotit për të kërkuar garantimin e zgjedhjeve

9 vjet ago
in Kryesore
PDIU kundër PS-LSI: Opozita ka gjithë të drejtën e zotit për të kërkuar garantimin e zgjedhjeve

PDIU vjen me disa propozime konkrete në lidhje me emërimet e drejtorëve në vend, të cilët sipas saj duhet të jenë të konsultuar me forcat e tjera politike.

Në të njëjtën kohë PDIU i qëndron edhe propozimeve për Reformën Zgjedhore.

Këto propozime i ka përsëritur deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, nga Sukthi i Durrësit propozimet e PDIU-së, për klasën politike shqiptare, si mundësi për daljen nga kriza që ka mbërthyer vendin. 

Në takimin e organizuar me simpatizantë dhe përkrahës të PDIU-së, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i PDIU-së në Durrës, Krenar Lasko, Sekretarja e Përgjithshme theksoi se: “Ne të gjithë duam të shkojmë në zgjedhje, por duhet të shkojmë si njerëz që kemi siguri.

Opozita kërkon më shumë mekanizma shtesë për garantimin e zgjedhjeve dhe ka gjithë të drejtën e zotit për t’i kërkuar këto garanci”. 

Deputetja Mesila Doda bëri me dije edhe disa nga propozimet e tjera të PDIU-së.

“Cili janë propozimet që ne bëjmë? PDIU propozon që Drejtori i Policisë dhe gjithë zinxhiri drejtues i policisë, të jenë persona teknikë dhe të jenë të vendosur me konsensus të plotë nga të gjitha palët. Ky është propozimi ynë i parë për të rritur shkallën e sigurisë për zgjedhjet e ardhshme. Ne kemi propozuar edhe që një grup prokurorësh të instalohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të evidentojë çdo shkelje të fushatës zgjedhore dhe gjatë numërimit të votave. Rreth 500 mijë vota prodhojnë 0 deputetë, kjo sepse dy partitë e mëdha kanë rënë dakord që t’i ndajnë mes tyre këto vota dhe të prodhojnë mandate shtesë për veten e tyre. Ky sistem zgjedhor ka prodhuar 7 mandate shtesë për një forcë politike dhe 9 mandate shtesë për forcën tjetër. Kjo është vjedhja që i bëhet qytetarëve të Shqipërisë ditën për diell. Prandaj ne duhet ta thyejmë këtë pakt kriminal, me qëllim që ne të hyjmë të lirë në procesin zgjedhor dhe të kemi mundësi që secili të marrë përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Shqipërisë, sipas rezultateve. Propozimi tjetër i PDIU-së është ndryshimi i sistemit zgjedhor, jo koalicioneve parazgjedhore, koalicioni të bëhet pas zgjedhjeve dhe një sistem proporcional me një zonë zgjedhore, sepse Shqipëria meriton të jetë një zonë zgjedhore, nuk ka arsye pse të ndahemi në 12 zona. Kjo është një mundësi e mirë për të hyrë në Parlament dhe për të paraqitur në mënyrë dinjitoze votën e qytetarëve, por mbi të gjitha të kemi mundësi që të sjellim një Parlament të drejtë ku vota e qytetarëve vlerësohet në mënyrë të barabartë”, – u shpreh deputetja Mesila Doda.

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Video/ Pas deklaratës së Metës nga Shkodra, Rama “flet” për mbeturina

Video/ Pas deklaratës së Metës nga Shkodra, Rama "flet" për mbeturina

Gazetaria tradicionale ka vdekur

Gazetaria tradicionale ka vdekur

Javë e përgjumur dhe pak gola

Javë e përgjumur dhe pak gola







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com