Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Pasojat për serbët në veri tre vjet pas largimit nga institucionet

2 muaj ago
in Kosovo
Pasojat për serbët në veri tre vjet pas largimit nga institucionet

Tre vjet pasi serbët në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e vendit, vazhdojnë akuzat kundër Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar se populli është “mashtruar” dhe se ata po “hakmerren” dhe “shantazhojnë” këdo që kundërshton politikat e tyre.

Këto ankesa filluan të dalin në publik disa muaj pasi disa qindra punonjës të policisë, drejtësisë dhe administratës lokale në veri të Kosovës dhanë dorëheqje, në fillim të nëntorit të vitit 2022, për shkak të insistimit të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Largimin nga institucionet e Kosovës e inicioi Lista Serbe, ndërsa Beogradi zyrtar – që e mbështet partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – e përkrahu këtë vendim.

Punonjësve që dhanë dorëheqje, u ofruan kontrata të përkohshme me pagë nga buxheti i Serbisë. Megjithatë, shumë prej tyre mbetën pa këto të ardhura dhe pa mundësinë për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës.

Një prej tyre është edhe Sllobodan Rashkoviç nga fshati Dren i Zubin Potokut në veri të Kosovës, i cili thotë se tash e dy muaj nuk e ka marrë pagën nga buxheti i Serbisë prej 66.000 dinarësh, apo rreth 550 euro, si kompensim për dorëheqjen që ka dhënë tre vjet më parë nga Policia e Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ekzistenca e tij është e kërcënuar, pasi këto të ardhura i kanë shërbyer për të mbajtur familjen. Gruaja e tij është e papunë, ndërsa katër fëmijët janë të mitur.

“Nuk kemi më asnjë të ardhur”

Rashkoviç beson se të ardhurat që merrte nga Serbia i janë hequr, sepse ai nuk e mbështet politikën e Listës Serbe, ndërsa bashkëshortja e tij, Bojana, në zgjedhjet lokale të mbajtura së voni në Kosovë, ka qenë kandidate për asambliste në Kuvendin e Komunës së Zubin Potokut nga radhët e Aleancës së Kosovës.

Rashkoviç thotë se para tre vjetësh ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, pas 20 vjetësh përvojë pune, nga bindja se duhej të shprehte solidaritet me bashkëkombësit e tij.

Nga perspektiva e sotme, ai mendon se ka marrë një vendim të gabuar. Po të ishte e mundur, thotë se do të kthehej menjëherë në Policinë e Kosovës.

Në shtator të vitit të kaluar, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tani në detyrë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ligjet nuk lejojnë që policët që kanë dhënë dorëheqje, të rikthehen në punë. Ai ka thënë se organet kompetente kanë pritur 30 ditë që zyrtarët policorë t’i rishqyrtojnë vendimet e tyre, por kjo nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shpallur disa herë konkurse për t’i plotësuar vendet e punës në komunat në veri të Kosovës.

Rashkoviç thotë se Serbia, përveç kompensimit financiar, i ka hequr edhe shtesat për fëmijë që merrte nga buxheti i saj.

“Nuk kemi më asnjë të ardhur”, thotë ai, duke shtuar se nuk ka marrë asnjë arsyetim apo vendim, por as nuk është ankuar diku, sepse “nuk ka te kush”.

“Te kush të drejtohem kur ata [Lista Serbe dhe Beogradi] ma kanë hequr rrogën? Nuk e di çfarë të bëj”, shprehet ai.

Angazhimi politik si arsye për ndalimin e të ardhurave

Bashkëshortja e Rashkoviçit, Bojana, thotë se është angazhuar politikisht kundër Listës Serbe, sepse, sipas saj, pozita e komunitetit serb në Kosovë është përkeqësuar dhe se punë gjejnë vetëm “personat e përshtatshëm”.

“Ata mendojnë se vetëm ai që mendon si ata (Lista Serbe) mund të ketë punë e gjithçka tjetër. Kush mendon ndryshe, nuk ka asnjë të drejtë. Për çdo gjë vendosin ata”, thotë Bojana.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Lista Serbe për akuzat e familjes Rashkoviç, por nuk mori asnjë përgjigje.

As Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes se përse u hiqen kompensimet financiare nga buxheti i Serbisë personave që kanë lënë institucionet e Kosovës.

Përndryshe, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, Ivan Petroviç dhe Ivan Ristiç nga Ranillugu – komunë me shumicë serbe pranë Gjilanit – hynë në grevë urie, pasi morën vendimin për shkarkim nga organi i përkohshëm komunal i Kamenicës, që funksionon në kuadër të sistemit serb.

Petroviç ishte kandidat për kryetar dhe asamblist nga Lëvizja Popullore Serbe në Komunën e Ranillugut, ndërsa Ristiç ishte kandidat për asamblist nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Ata i thanë Radios Evropa e Lirë më 17 nëntor se kanë paditur Komunën e Kamenicës – që funksionon sipas sistemit serb – në Gjykatën Administrative në Beograd.

Edhe Millosh Kovaçeviç nga fshati Banjë në Komunën e Skenderajt i tha Radios Evropa e Lirë në shkurt të këtij viti se është larguar nga organi i përkohshëm komunal që funksionon brenda sistemit serb, vetëm se në zgjedhjet parlamentare është angazhuar politikisht kundër Listës Serbe.

Më 16 nëntor, Kovaçeviç tha se është ende pa punë dhe se ndodhet buzë mbijetesës.

Raste të ngjashme janë evidentuar edhe gjatë zgjedhjeve të mëhershme në Kosovë, kur pjesëtarë të komunitetit serb që nuk mbështetnin Listën Serbe, merrnin vendime për shkarkim nga puna.

Nga ana tjetër, Beogradi zyrtar, gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë, ka hapur shpesh konkurse për vende të reja pune në institucionet e tij.

Kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e fundit lokale më 12 tetor, kur Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur konkurs për 400 vende të reja pune në institucionet e saj në Kosovë – gjë të cilën autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si “ndërhyrje në procesin zgjedhor”./Marrë nga REL

TË LIDHURA

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë
Kosovo

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
Kuvendi i LDK-së më 31 janar, hapet rruga për kryetar të ri
Kosovo

Kuvendi i LDK-së më 31 janar, hapet rruga për kryetar të ri

14:41 | 26/01/2026
“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti
Kosovo

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Next Post
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Tabaku kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Propozimet e qeverisë nuk përjashtojnë burgun për shpifje
Aktualitet

Tabaku kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Propozimet e qeverisë nuk përjashtojnë burgun për shpifje

by mirseda
10:25 | 27/01/2026
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit reagoi për ndryshimet në...

“Rritja ekonomike e qëndrueshme”/  Gent Sejko: BSH, politikë të kujdesshme monetare

“Rritja ekonomike e qëndrueshme”/ Gent Sejko: BSH, politikë të kujdesshme monetare

10:20 | 27/01/2026
Me llamba ndriçimi dhe sistem ajrosje, zbulohet magazina e drogës në autostradën Lezhë-Laç

Me llamba ndriçimi dhe sistem ajrosje, zbulohet magazina e drogës në autostradën Lezhë-Laç

10:07 | 27/01/2026
Rama në Izrael/ Jeta Gani: Një vizitë që sjell krenari dhe hap rrugë bashkëpunimi

Rama në Izrael/ Jeta Gani: Një vizitë që sjell krenari dhe hap rrugë bashkëpunimi

09:54 | 27/01/2026
Abuzuan me fondet publike, Prokuroria e Korçës heton dy punonjëset e degës postare

Abuzuan me fondet publike, Prokuroria e Korçës heton dy punonjëset e degës postare

09:50 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com