Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pas ankesës në Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqata e të Verbërve letër kryeministrit: Jemi të braktisur, hodhët përgjegjësinë tek pushteti vendor e organizatat jofitimprurëse

8 muaj ago
in Kryesore
Pas ankesës në Ministrinë e Shëndetësisë, Shoqata e të Verbërve letër kryeministrit: Jemi të braktisur, hodhët përgjegjësinë tek pushteti vendor e organizatat jofitimprurëse

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, i kanë dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe disa ambasadave të rëndësishme në vendin tonë.

Shoqata shprehet se ndihen të indinjuar për situatën e personave të verbër në Shqipëri. Kjo shoqatë deklaron se kjo kategori është lënë në harresë dhe se përgjegjësitë, shteti shqiptar i ka kaluar tek pushteti vendor e organizatat jofitimprurëse.

“Ky nuk është vetëm një diskriminim i hapur, por edhe një skemë klienteliste, që i ka kthyer shërbimet për personat me aftësi të kufizuara në një mjet biznesi për disa grupe të interesit. Kjo qasje ka shkaktuar kolaps total të shërbimeve për të verbërit. Në asnjë qark të vendit nuk ofrohet asnjë shërbim i specializuar për të verbërit, ndonëse ligjet i parashikojnë ato qartë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e Shoqatës të të Verbërve të Shqipërisë drejtuar një muaj më parë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

LETËR E HAPUR

DREJTUAR:Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu

: Zëvendësministres znj. Denada Seferi

Hartuar nga Këshilli Kombëtar i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe miratuar unanimisht.

E nderuar znj. Ministre,

Me këtë letër, Këshilli Kombëtar i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për braktisjen totale të shtetit ndaj personave të verbër në Shqipëri. Politikat tuaja kanë çuar në një diskriminim sistematik, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe detyrimet ligjore të qeverisë për të garantuar shërbimet e posaçme që janë jetike për të verbërit.

Për vite me radhë, qeveria ka eliminuar çdo shërbim të posaçëm për të verbërit, ka mohuar të drejtat e garantuara me ligj dhe ka lënë pa financim shërbimet që më parë ishin funksionale. Të verbërit në Shqipëri nuk përfitojnë asnjë shërbim specifik që u garanton një jetë të pavarur dhe të dinjitetshme.

Kushtetuta ka përcaktuar qartë se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se shteti ka detyrimin të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për kategoritë më të cenueshme. Ligji nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” e përforcon këtë detyrim, duke përcaktuar qartë përgjegjësitë e shtetit për të garantuar shërbime të specializuara për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë të verbërit.

Në nenin 5, pika 2, thuhet: “Politikat shtetërore mbështetin personat me aftësi të kufizuara që të kenë akses në të gjitha sferat e jetës.”

Në nenin 11 të të njëjtit ligj thuhet: “Nevojat për asistencë dhe mbështetje mbulohen nga Buxheti i Shtetit, dhe fondet planifikohen nga ministria përgjegjëse në koordinim me ministritë e linjës.”

Në vend që të zbatoni këtë detyrim ligjor, ju keni zgjedhur të zhdukni çdo formë mbështetjeje shtetërore dhe t’i hidhni përgjegjësitë tek pushteti vendor dhe organizata të ndryshme jofitimprurëse. Kjo është një manipulim dhe një shmangie e qëllimshme nga përgjegjësia qeveritare.

E nderuar znj. Ministre,

Ajo që po ndodh nuk është thjesht një mungesë vëmendjeje është një diskriminim institucional dhe një akt i pastër neglizhence ndaj një kategorie qytetarësh që kanë nevojë për mbështetje reale.

Shteti shqiptar ka transferuar përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve tek bashkitë, duke justifikuar mungesën e veprimit me faktin se fondet për shërbimet e posaçme do të menaxhohen nga Fondi Social. Ky është një mashtrim politik dhe një skemë burokratike që nuk bën gjë tjetër veçse largon shtetin nga përgjegjësitë e tij kushtetuese.

Nëpërmjet Ligjit nr. 93/2014, Ligjit nr. 121/2016 dhe akteve të tjera nënligjore, qeveria juaj ka kapur plotësisht sistemin e shërbimeve sociale, duke krijuar një monopol të organizatave të caktuara për personat me aftësi të kufizuara. Në pikat 7 dhe 8 të nenit 3 të ligjit 93/2014 është përcaktuar se shërbimet për personat me aftësi të kufizuara do të ofrohen nga Organizatat për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Nëse analizojmë plotësisht Ligjin nr. 93/2014, Ligjin nr. 121/2016 dhe aktet e tjera nënligjore, është krijuar një bazë ligjore e konsoliduar, sipas së cilës OJQ-të për personat me aftësi të kufizuara kanë hapësirën e plotë për të qenë aktorë përcaktues në ofrimin dhe financimin e shërbimeve. të cilat kanë përfituar financime të vazhdueshme, ndërsa ne, si përfaqësues të ligjshëm të të verbërve, jemi përjashtuar plotësisht nga vendimmarrja dhe financimi.

Ky nuk është vetëm një diskriminim i hapur, por edhe një skemë klienteliste, që i ka kthyer shërbimet për personat me aftësi të kufizuara në një mjet biznesi për disa grupe të interesit

Kjo qasje ka shkaktuar kolaps total të shërbimeve për të verbërit. Në asnjë qark të vendit nuk ofrohet asnjë shërbim i specializuar për të verbërit, ndonëse ligjet i parashikojnë ato qartë.

Pse Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve (QKRV) nuk mund të ofrojë shërbimet përmes Fondit Social?

QKRV është institucion kombëtar dhe nuk mund të financohet përmes mekanizmave vendorë, të cilët varen nga vullneti i pushtetit lokal dhe jo nga një strategji e unifikuar shtetërore.
Fondi Social nuk garanton financim të qëndrueshëm, por është një mekanizëm konkurues që krijon pasiguri dhe dështime sistematike. Shërbimet e posaçme nuk mund të mbahen në këmbë nga financime sporadike dhe me procedura të tejzgjatura burokratike.
Njësitë vendore nuk kanë kapacitetet, burimet njerëzore dhe ekspertizën për të ofruar shërbimet e specializuara për të verbërit. Delegimi i këtyre shërbimeve tek bashkitë është një veprim i qëllimshëm për t’i shpëtuar përgjegjësisë shtetërore.
Çdo qark nuk mund të marrë shërbimet te QKRV, sepse nuk ka asnjë strukturë financimi të dedikuar për këtë institucion, duke e lënë atë jashtë funksionit dhe të paaftë për të kryer detyrën e tij.
E nderuar znj. Ministre,

Në këtë situatë këshilli kombëtar i SHVSH kërkon që ju të ndërmerrni hapa të menjëhershëm për të kthyer shërbimet e posaçme në financim të drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit.

Duhet të respektohet kuadri ligjor që përfshin:

Ligjin nr. 8098, datë 28.3.1996 o“Për Statusin e të Verbërit”
Vendimin nr. 277 të Këshillit të Ministrave, datë 18.06.1997
Vendimin nr. 643 për financimin e shërbimeve të posaçme për të verbërit, datë 30.09.2004
Udhëzimin nr. 10, datë 16.05.2005, të Ministrit të Financave për procedurat e pagesave për shërbimet e posaçme
Nëse ministria juaj nuk reflekton dhe nuk rikthen financimin e drejtpërdrejtë të shërbimeve për të verbërit, ne do të jemi të detyruar të ndjekim të gjitha format e rezistencës civile, përfshirë protestat, denoncimet publike dhe paditë ligjore kundër institucioneve përgjegjëse.

Nuk mund të pranojmë më zvarritje, manipulime dhe justifikime boshe. Të verbërit e Shqipërisë nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe nuk do të lejojmë që shteti të na injorojë më tej.

Ky është apeli ynë i fundit për reflektim dhe veprim të menjëhershëm.

Me respekt,
Këshilli Kombëtar i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë

TË LIDHURA

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Aksident pranë Vlorës, makina në kanal, dy persona dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident pranë Vlorës, makina në kanal, dy persona dërgohen në spital

17:46 | 22/11/2025
Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë/ Dy makina përplasen, njëra përfshihet nga flakët
Aktualitet

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë/ Dy makina përplasen, njëra përfshihet nga flakët

16:49 | 22/11/2025
Next Post
Të huajt po blejnë borxhin shqiptar, financuan 28% të huamarrjes së brendshme

Të huajt po blejnë borxhin shqiptar, financuan 28% të huamarrjes së brendshme

Ambasadori britanik në OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt

Ambasadori britanik në OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com