Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Partia Socialiste nën “ethet” e fushatës, Edi Rama mbledh sot Kryesinë, në tre qarqe u besohet të njëjtëve emra

2 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Partia Socialiste nën “ethet” e fushatës, Edi Rama mbledh sot Kryesinë, në tre qarqe u besohet të njëjtëve emra

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot Kryesinë e Partisë Socialiste, organi më i lartë drejtues i një force politike, për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ndryshe nga demokratët që e kanë nisur herët fushatën dhe kanë nxjerrë emrat e kandidatëve, socialistët janë treguar më hermetikë.

Mirëpo, duke se edhe për ta pritjes i ka ardhur fundi. Më shumë sesa një fundi i një procesi, kjo e sotmja konsiderohet për socialistët si një ditë e “ethshme” pasi janë duke pritur vendimin e Ramës për rikandidimin e disa prej kryebashkiakëve aktualë dhe të zgjedhurit e rinj.

Numri një i Partisë Socialiste duhet të zgjedhë kandidatë të fortë dhe figura popullore në publik, për disa bashki në të cilat të zgjedhurit vendorë janë arrestuar për korrupsion dhe shkelje me tenderat, si e vetmja rrugë për të maksimalizuar votat.

Burime jozyrtare nga selia rozë thonë se të paktën 45 kryebashkiakë aktualë do të rikonfirmohen nga Edi Rama dhe për një mandat tjetër, megjithëse për disa ka pasur pakënaqësi në mënyrën sesi e kanë administruar territorin e tyre, në disa raste të shprehura dhe publikisht.

Tirana do të vijojë me 5 emrat që qeverisin aktualisht bashkitë; drejtuesi politik i Korçës, Niko Peleshi ka vendosur që të mos bëjë ndryshime në 6 bashki të qarkut; e po ashtu dhe Lezha nuk ka çuar emra të rinj në Kryesi. Këto janë tre qarqet që deri tani mendohet se janë të vetmet ku drejtuesit nuk do të preken.

Edhe ekipi i Dibrës është propozuar në Kryesinë e Partisë Socialiste të shkojë pa asnjë ndryshim, mirëpo arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ka trazuar ujërat në minutën e fundit. Belinda Ballukut si drejtuese politike, i duhet të gjejë pasuesin e Allës.

Më herët, newsbomb.al ka mësuar dhe emrat e dy kandidatëve të zgjedhur nga Blendi Klosi për bashkitë e jugut. Ermal Dredha dhe Olti Çaçi janë dy emrat e Partisë Socialiste për Vlorën dhe Sarandën. Ata kanë marrë “dritën jeshile” pas diskutimeve në strukturat e partisë.

Ermal Dredha është një diplomat karriere i Shqipërisë dhe ka shprehur dëshirën për të drejtuar Vlorën, qytet i drejtuar më herët nga babai i tij. Ai është djali i Neki Dredhës, ish-kryebashkiak i Vlorës në vitin 2000.

Ndërkohë, emri i dytë është Oltion (Olti) Çaçi, një biznesmen dhe sipërmarrës i suksesshëm në fushën e hotelerisë, që tashmë synon të drejtojë Bashkinë e Sarandës. Aktualisht, kjo bashki drejtohet nga Adrian Gurma, i cili nuk e ka bindur Ramën për një mandat tjetër.

Në dilemë është dhe një bashki pjesë e qarkut të Durrësit. Bëhet fjalë për Krujën, ku kryebashkiaku Artur Bushi u thirr pak ditë më parë në SPAK, për të dhënë deklarime për kallëzimin e bërë nga një banor i zonës.

Socialistët janë në situatë të vështirë me Bushin, pasi pozicioni i tij përballë ligjit nuk është i qartë. Nëse ai rikonfirmohet dhe në muajt e ardhshëm mund të prangoset, kjo do të ishte një goditje e fortë për Partinë Socialiste. Nga ana tjetër, mos-kandidimi i Artur Bushit për një bashki të cilën e drejton prej dy mandatesh, do të vinte rrezik pozitat e socialistëve.

Në Peqin, fushatën elektorale nga socialistët e ka nisur prej javësh Bukurosh Maçi. Libohova do të ketë një emër të ri. Leonard Hide ka marrë pëlqimin e drejtueses politike të qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro.

Të gjitha bashkitë e tjera, do të vendosen në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë, 25 Mars. Me të marrë dakordësinë e Edi Ramës, listat me emrat e kandidatëve do të dërgohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, pasi e hëna e 27 Marsit është afati i fundit për t’u regjistruar.

TË LIDHURA

Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë të Forcave të Armatosura
Aktualitet

Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë të Forcave të Armatosura

19:57 | 19/08/2025
Aksident te ura e Institutit, makina përplas një të moshuar
Aktualitet

Aksident te ura e Institutit, makina përplas një të moshuar

19:24 | 19/08/2025
I moshuari tentoi të vetëdigjej me benzinë në Vlorë, dërgohet në spital
Aktualitet

I moshuari tentoi të vetëdigjej me benzinë në Vlorë, dërgohet në spital

18:19 | 19/08/2025
Next Post
Dy ditë afat për depozimin e listave të 14 majit, Alibeaj mbledh sot Kolegjin dhe Kryesinë

Dy ditë afat për depozimin e listave të 14 majit, Alibeaj mbledh sot Kolegjin dhe Kryesinë

A mund të arrihet pajtimi i madh në PD?

Në koalicion me Berishën dhe Metën, Dule pro bashkimit me Alibeajn: Opozita mos përjashtojë askënd që vendoset kundër PS

Çuçi në Londër: Ndalojini shqiptarët, janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Çuçi në Londër: Ndalojini shqiptarët, janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Rreth një takimi të mundshëm Putin-Zelensky: Shtëpia e Bardhë po punon që ai të realizohet sa më shpejt.
Bota

Rreth një takimi të mundshëm Putin-Zelensky: Shtëpia e Bardhë po punon që ai të realizohet sa më shpejt.

by mirseda
22:52 | 19/08/2025
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha sot sekretarja...

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin me Putinin

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin me Putinin

22:20 | 19/08/2025
OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcat policore në tubime paqësore

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcat policore në tubime paqësore

22:03 | 19/08/2025
“Ka shpresë, por mbetet shumë punë për Ukrainën”, thotë Papa Leo XIV: Flas me disa liderë të përfshirë në bisedimet e fundit

“Ka shpresë, por mbetet shumë punë për Ukrainën”, thotë Papa Leo XIV: Flas me disa liderë të përfshirë në bisedimet e fundit

21:53 | 19/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com