Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Paria aspak demokratike e Evropës

9 vjet ago
in Kryesore

Yanis Varoufakis

“Project Syndicate”

Më 25 mars liderët e BE-së u mblodhën në vendin e lindjes së projektit evropian, për të festuar 60-vjetorin e Marrëveshjes së Romës. Por, çfarë kishte në të vërtetë për të festuar aty? A u mblodhën për rrezikun e shpërbërjes së Evropës, të cilën tani e quajnë Evropa e shumë shpejtësive? Apo ishin atje për të duartrokitur qasjen e tyre “biznes si zakonisht”, një qasje që ka i fryrë zjarrit të nacionalizimit ksenofobik në gjithë Bashkimin Evropian?

Disa ditë më vonë, kryeministrja britanike Theresa May me letrën e saj dërguar Bashkimit Evropian, filloi daljen e ngadalshme por të pakthyeshme të Mbretërisë së Bashkuar. Establishmenti i Londrës dhe komuniteti përreth është tmerruar se si populizmi po e ndan Evropën përgjysmë. Ashtu si Burbonët, ata nuk mësuan dhe nuk harruan asgjë. Ata asnjëherë nuk u ulën të reflektojnë në qetësi, ndërsa tani shtiren si të tronditur në hendekun e legjitimitetit dhe anti-establishmentit, pasionit që kërcënon status-kuonë dhe rrjedhimisht, autoritetin e tyre.

Po të kthehemi në vitin 2015, shpesh i paralajmëroja kreditorët grekë nga sjellja crème de la crème e parisë liberale ndërkombëtare (si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane, zyrtarët gjermanë dhe ata francezë, e kështu me radhë)- të cilët nuk e shihnin me interes ta mbytnin që në lindje qeverinë greke.

Nëse sfidat tona demokratike, europeiste dhe progresive për t’i dhënë fund skllavërisë së borxhit të përhershëm do të shuheshin, iu thashë zyrtarëve të BE-së, se thellimi i krizës do të prodhonte ksenofobi, anti-liberalizëm dhe një valë anti-evropiane jo vetëm në Greqi, por në mbarë kontinentin.

Ashtu si gjigandët e pakujdesshëm, ata nuk i morën parasysh simptomat. Rebelimi i shkurtër i Greqisë kundër depresionit u shtyp pa mëshirë në verën e vitit 2015. Ky ishte një grusht shteti modern: Institucionet e Bashkimit Evropian përdorën bankat dhe jo tanket. Ndryshe nga grushti i shtetit që shkatërroi demokracinë e Greqisë në vitin 1967 apo Pranvera e Pragës, Çekosllovakinë, një vit më vonë, kur uzurpatorët ishin të veshur me kostume.

Versioni zyrtar i këtyre ngjarjeve ishte që BE-ja ishte e detyruar të ndërhynte për të bindur  një popullsi tekanjoze të hynte në rrugën e drejtë të politikave fiskale dhe reformave strukturore. Por, në të vërtetë, shqetësimi kryesor i liderëve të grushtit të shtetit ishte që të errësonin atë që ishin duke bërë që nga viti 2010: zgjatjen e falimentimit në të ardhmen, duke e detyruar Greqinë të merrte kredi të reja me financim nga taksapaguesit evropianë, e kushtëzuar nga masat shtrënguese gjithnjë e më të mëdha që do të mund të tkurrnin më tej të ardhurat kombëtare greke. Mënyra e vetme për ta vazhduar këtë në vitin 2015 dhe më tej, ishte shtyrja e Greqisë drejt pamundësisë së saj për të paguar.

Fakt interesant ishte dokumenti që vinte me shpatulla pas muri kryeministrin e Greqisë dhe Parlamentin që e miratoi atë, dokument, i cili ishte formuluar në atë mënyrë sikur të ishte shkruar nga vetë autoritetet greke. Ashtu si udhëheqësitë e Çekosllovakisë në vitin 1968 që u detyruan nga Kremlini të nënshkruanin letrën që i ftonte në Paktin e Varshavës ndërsa vendi i tyre po pushtohej.

Pra, viktima kishte kërkuar dënimin e vet.  BE-ja i përgjigjej me dashamirësi kësaj kërkese.

Kjo kthesë ndëshkuese nga ana e establishmentit evropian u shoqërua me humbjen e vetëpërmbajtjes. Si ministër i financave të Greqisë, në fillim të vitit 2015, mësova se pagat e Shefit, CEO, dhe anëtarëve të bordit të një institucioni publik (Stabiliteti Financiar i Helsinkit [HFSF]) ishin stratosferike. Për ta ekonomizuar, por edhe për të rivendosur në vend drejtësinë, unë bëra të ditur redukimin e pagës me rreth 40%, e reflektuar në reduktimin mesatar të pagave në të gjithë Greqinë që nga fillimi i krizës në vitin 2010.

BE ishte aq e etur për të tkurrur shpenzimet e ministrisë që drejtoja, mbi pagat dhe pensionet, sa nuk merrte në konsideratë as vendimet e mia. Komisioni më kërkoi që të hiqja dorë: këto paga më pas shkuan për funksionarët e zgjedhur nga burokratët e BE-së- njerëz që ata i konsideronin të sërës së tyre. Pasi BE e pa qeverinë greke të nënshtrohej, pas dorëheqjes sime, pagat u rritën deri në 71% -, ku paga vjetore e KE-së shkonte në 220,000 euro. Në të njëjtën periudhë pensionistëve iu reduktua shuma e pensionit me 100 euro, nga 300 euro në muaj që merrnin më parë.

Njëherë e një kohë, karakteristika përcaktuese e projektit liberal për të ardhmen ishte ajo që përshkruhej me fjalët prekëse të John F. Kennedy, ‘‘gatishmëria për të paguar me çdo çmim  barrën dhe përmballjen me vështirësitë. Të mbështesim çdo mik dhe të luftojmë çdo armik, për të garantuar mbijetesën dhe suksesin e lirisë.’’

Qoftë edhe liberalët si Ronald Reagan dhe Margaret Thatcher u përpoqën të fitonin zemrat dhe mendjet e njerëzve, kryesisht të klasës punëtore që shkurtimet e taksave dhe liberalizimi ishin me interes. Mjerisht, pas krizës ekonomike në Evropë, diçka tjetër doli mbi liberalizmin apo neoliberalizmin duke përpirë establishmentin tonë. Shumëkush mund ta ketë vënë re.

Evropa tani ka një seli aspak liberale që nuk përpiqet të fitojë mendjet dhe zemrat e njerëzve. Greqia ishte vetëm fillimi. Represioni i pranverës greke në vitin 2015 udhëhoqi partinë e krahut të majtë Podemos, për ta ndalur vrullin e saj në Spanjë; Padyshim shumë prej votuesve të saj të mundshëm kishin frikë për një fat të ngjashëm me tonin. Duke parë mospërfilljen e pashpirt të BE-së për demokracinë në Greqi, Spanjë, dhe në vende të tjera, shumë mbështetës të Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe votuan pro Brexit.

Ky proces u mbështet edhe nga Donald Trump, zgjedhja e të cilit në Shtëpinë e Bardhë shtoi valën e nacionalistëve ksenofobë në të gjithë Evropën dhe në shumë vende të botës.  Tani që e ashtuquajtura paria liberale po ndjen nacionalizmin dhe reagimin e vet iliberal në sjellje, po ngjan me atvrasjen proverbiale, ku autori kërkon pafajësi në gjykatë me arsyetimin se është jetim.

Është koha për t’i treguar elitës evropiane se ajo mund dhe duhet të fajësojë vetëm veten e saj. Gjithashtu, është koha për progresistët që të bashkojnë forcat për të shpëtuar demokracinë nga një institucion që ka humbur rrugën dhe rrezikon unitetin evropian. Përktheu: Bardhi Quku/Tirana Today

*Yanis Varoufakis, ish-ministër i Financave të Greqisë dhe aktualisht profesor i Ekonomisë në Universitetin e Athinës.

TË LIDHURA

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften
Aktualitet

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

09:50 | 27/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania
Aktualitet

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!
Aktualitet

Dorian Teliti: Duhet një reformë territoriale për njerëzit, jo për interesat e pushtetit!

20:04 | 26/03/2026
Next Post
Sulmet terroriste në Rusi, Bushati: Ngushëllime popullit rus

Sulmet terroriste në Rusi, Bushati: Ngushëllime popullit rus

Meta: Krizën do ta zgjidhim ne, ndërkombëtarët do të ndërhyjnë kur t’i dalë tymi vendit

Meta: Krizën do ta zgjidhim ne, ndërkombëtarët do të ndërhyjnë kur t'i dalë tymi vendit

Durrës, PD voton kundër Dakos për projektin Veliera

Durrës, PD voton kundër Dakos për projektin Veliera







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim
Bota

Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim

by mirseda
09:51 | 27/03/2026
0

Balendra Shah, ish-reper i kthyer në politikan, është betuar si kryeministër i Nepalit, duke marrë drejtimin e...

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

09:50 | 27/03/2026
I dënuar me 2vite burg për korrupsion ,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

I dënuar me 2vite burg për korrupsion ,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

09:48 | 27/03/2026
Thriller në Greqi! Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave në një liqen artificial

Thriller në Greqi! Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave në një liqen artificial

09:22 | 27/03/2026
Kërkoi kthimin e 8 celularëve, Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e lartë të Policisë

Kërkoi kthimin e 8 celularëve, Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e lartë të Policisë

09:19 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com