Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Osmani udhëton në Danimarkë, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Europian

2 muaj ago
in Kosovo
Osmani udhëton në Danimarkë, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Europian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin e udhëheqësve të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës më 2 tetor. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 45 udhëheqës evropianë, përfshirë ata të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Presidenca e Kosovës tha se Osmani para samitit do të takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës si dhe do të marrë pjesë në një tryezë mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat përballet Evropa, përfshirë rritjen e kërcënimeve hibride dhe “provokimet e paprecedentë nga Rusia ndaj shteteve anëtare të NATO-s”.
“Në këtë kontekst, liderët evropianë do të diskutojnë mënyrat për të shfrytëzuar momentumin politik për marrjen e vendimeve të domosdoshme, përfshirë forcimin e gatishmërisë mbrojtëse. Në kuadër të samitit, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime me liderë evropianë pjesëmarrës në këtë samit”, tha Presidenca e Kosovës.

Takimi i 2 tetorit do të jetë takimi i shtatë i Komunitetit Politik Evropian.

“Udhëheqësit do të fokusohen se si të forcohet Ukraina, në situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë dhe për një situatë më të sigurt gjeopolitike me të cilën përballemi”, tha Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, gjatë samitit do të mbahen disa tryeza diskutimesh për disa aspekte të situatës së sigurisë në Evropë përfshirë “kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migrimin”.

BE-ja në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe takimi do të bashkëudhëhiqet nga kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen.

Komuniteti Politik Evropian është lansuar më 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës.

Në samitin e parë të mbajtur në tetor të vitit 2022 në Pragë, Macron e hodhi poshtë nocionin se ishte një lloj zëvendësimi për anëtarësimin në BE, duke ia kujtuar këtë udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, nga Presidenca e Kosovës thanë se Komuniteti Politik Evropian synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre jashtë saj./REL

TË LIDHURA

“S’u certifikua Lista Serbe”, BE: Politizimi i KQZ-së, i dëmshëm për Kosovën
Kosovo

“S’u certifikua Lista Serbe”, BE: Politizimi i KQZ-së, i dëmshëm për Kosovën

09:49 | 03/12/2025
Transporti urban në Kosovë rifillon punën pas grevës njëjavore
Kosovo

Transporti urban në Kosovë rifillon punën pas grevës njëjavore

08:44 | 03/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
Next Post
Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

Djegia e makinës në Burrel, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

Trump u jep urdhër gjeneralëve të mbrojnë SHBA-të: Jemi në luftë nga brenda

Trump u jep urdhër gjeneralëve të mbrojnë SHBA-të: Jemi në luftë nga brenda

Shtëpi bari dhe municion luftarak pa leje, arrestohen dy persona në Laç dhe Tiranë

Shtëpi bari dhe municion luftarak pa leje, arrestohen dy persona në Laç dhe Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 22 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 22 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 54-vjeçari

by mirseda
10:37 | 04/12/2025
0

Sekuestrohet shuma e parave. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe...

Balliu pyetet për foltoren e Salianjit: Fokusohuni tek 50 mln eurot që po vjedh Belinda Balluku

Balliu pyetet për foltoren e Salianjit: Fokusohuni tek 50 mln eurot që po vjedh Belinda Balluku

10:34 | 04/12/2025
Bardhi: Interpelancë me Ramën për Ballukun. E ktheu Kryeministrinë në zyrë avokatie

Bardhi: Interpelancë me Ramën për Ballukun. E ktheu Kryeministrinë në zyrë avokatie

10:32 | 04/12/2025
Korreshi: Kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, se piva edhe një tjetër…

Korreshi: Kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, se piva edhe një tjetër…

10:30 | 04/12/2025
Interpelanca me Ramën, Peleshi rrëzon kërkesën e Bardhit: Çështja nën hetim nga Gjykata Kushtetuese

Interpelanca me Ramën, Peleshi rrëzon kërkesën e Bardhit: Çështja nën hetim nga Gjykata Kushtetuese

10:28 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com