Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Osmani në Komunitetin Politik Evropian në Danimarkë: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

4 javë ago
in Kosovo
Osmani në Komunitetin Politik Evropian në Danimarkë: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Rusia dhe aleatja e saj, Serbia paraqesin kërcënim për Kosovën, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos “e shpërbëjë Beogradin”.

Para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Konpenhagë të Danimarkës, Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.

“Serbia i trajton shtetet fqinje si shtete që nuk ekzistojnë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj të cilave ajo vepron me agresion. Është kopje e metodave të Rusisë. Fatkeqësisht, Rusia e përkrah Serbinë në këto veprime. Tradicionalisht dhe për shekuj të tërë, ata kanë përdorur një koncept të ngjashëm: Rusia flet për ‘Rusinë e Madhe’ dhe ‘Botën Ruse’, Serbia për ‘Serbinë e Madhe’ dhe ‘Botën Serbe’ dhe përdorin të njëjtat metoda. Për ne të dyja paraqesin kërcënim”, tha Osmani.

Osmani tha se në rajonin e Ballkanit Perëndimor kurrë nuk ka vakum të ndikimit. Nëse nuk ka ndikim perëndimor, sipas saj, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ – që është Rusia, Kina dhe Irani – gjithmonë vijnë aty jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeq strategjikë. Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”.

Osmani tha se disa ditë më parë Kosova shënoi dyvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.

Kosova e konsideron këtë sulm terrorist dhe akuzon shtetin e Serbisë për organizimin e tij.

“BE-ja vazhdon të kërkojë llogaridhënie. Ka pasur zero llogaridhënie dhe është koha që ata t’i shndërrojnë fjalët në veprime”, tha Osmani.

Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka tentuar që ta kopjojë udhëheqësin rus, Vladimir Putin, “duke përdorur taktika të agresionit dhe destabilizimit ndaj fqinjëve dhe për këtë arsye është e rëndësishme që shtetet anëtare të BE-së ta kuptojnë se shpërblimi i Serbisë për qëndrimin me Rusinë nuk është rruga përpara. Shtetet që janë harmonizuar 100 për qind me BE-në duhet të shpërblehen, jo ato që kanë zgjedhur Moskën si rrugë përpara”, tha ajo.

Serbia mban raporte të mira me Rusinë dhe deri më tani ka refuzuar që t’i bashkohet komunitetit ndërkombëtar në sanksionimin e Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Beogradit – që synon të anëtarësohet në bllokun evropian – që të harmonizohet me politikën e jashtme të Brukselit.

Duke folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, Osmani tha se ai nuk është trajtuar ende nga BE-ja për shkak të “politikave të brendshme” të disa shteteve anëtare, por shtoi se Kosova do të vazhdojë të punojë që t’i bindë këto shtete, duke theksuar se “rruga e vetme për Kosovën” është anëtarësimi në BE dhe NATO.

Danimarka është mikpritëse e samitit të shtatë të Komunitetit Politik Evropian. Samiti mbledh 45 udhëheqës, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Udhëheqësit do të fokusohen se si të forcohet Ukraina, në situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë dhe për një situatë më të sigurt gjeopolitike me të cilën përballemi”, tha Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, gjatë samitit do të mbahen disa tryeza diskutimesh për disa aspekte të situatës së sigurisë në Evropë përfshirë “kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migrimin”.

BE-ja në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe takimi do të bashkëudhëhiqet nga kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen./REL

TË LIDHURA

Dështimi i formimit të qeverisë në Kosovë, presidentja Osmani fton në takim partitë politike
Kosovo

Dështimi i formimit të qeverisë në Kosovë, presidentja Osmani fton në takim partitë politike

12:14 | 30/10/2025
Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi
Kosovo

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

22:40 | 29/10/2025
Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg
Kosovo

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

22:34 | 29/10/2025
Next Post
Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy automjete, humb jetën pasgjerja

Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

Krijohet shoqëria aksionare shtetërore “MobAl” për menaxhimin e transportit publik rrugor

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit

Filmoi veten duke ngjitur shkallët pak para vetëvrasjes, 15-vjeçarja filmoi me celular gjithçka para aktit







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma
Aktualitet

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

by mirseda
22:07 | 30/10/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi...

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

22:04 | 30/10/2025
Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

22:02 | 30/10/2025
Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

21:09 | 30/10/2025
Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

21:08 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com