Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kosovo

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale do të caktohet së shpejti

8 muaj ago
in Kosovo
Osmani: Data e zgjedhjeve lokale do të caktohet së shpejti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të mërkurën se në ditët në vijim do të caktojë datën për mbajtje të zgjedhjeve lokale.

Deklarata e Osmanit vjen pas takimit që ka zhvilluar me krerë të subjekteve politike të Kosovës. Në takim nuk ka qenë i pranishëm Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, por partinë e ka përfaqësuar Albulena Haxhiu.

Në takim nuk janë parë as përfaqësues të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Albulena Haxhiu ka thënë se datat 5,12 apo 19 tetor janë datat që janë përmendur më së shumti gjatë takimit për mbajtje të zgjedhjeve.

Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë janë mbajtur në tetor të vitit 2021. Lidhja Demokratike e Kosovës pati dalë e para, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Diskutimet për zgjedhjet lokale bëhen në kohën kur Kosova ende nuk ka Qeveri të re, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, ndonëse zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt të këtij viti.

Më 4 qershor Kuvendi ka dështuar që të konstituohet për të 26-n herë. Gjatë prononcimit për media, Haxhiu ka thënë se në takim me presidenten Osmani është diskutuar edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale, ndonëse partia së cilës i takon ajo është për konstituim të Kuvendit, çka nuk ka ndodhur as katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

“Qëndrimi ynë është për. Pra, për neve është e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi, të votohet Qeveria, por nëse sot ka qenë e 18-ta seancë prej kur është bërë propozimi për Komisionin për votimin e fshehtë dhe nuk ka vullnet, atëherë ne nuk po shohim zgjidhje. Edhe Partia Demokratike e Kosovës u pajtua me këtë. Ideja ishte e imja. Kisha vullnet për të diskutuar këtë”.

Kuvendi nuk po konstituohet pasi Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të parlamentit, dhe për propozimin e LVV-së për këtë pozitë, Albulena Haxhiun, duke e konsideruar figurë përçarëse.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./REL

TË LIDHURA

Forumi Ekonomik në Davos/ Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Kosovo

Forumi Ekonomik në Davos/ Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

19:09 | 22/01/2026
Bruksel/ Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi
Kosovo

Bruksel/ Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi

10:03 | 22/01/2026
Vjosa Osmani merr ftesë nga Trump për ‘Bordin e Paqes’: Kosova, aleate e palëkundur
Kosovo

Vjosa Osmani merr ftesë nga Trump për ‘Bordin e Paqes’: Kosova, aleate e palëkundur

08:58 | 21/01/2026
Next Post
SPAK mbyll hetimet për dosjen e ARRSH-së, dërgon për gjykim Evis Berberin dhe 21 persona të tjerë

SPAK mbyll hetimet për dosjen e ARRSH-së, dërgon për gjykim Evis Berberin dhe 21 persona të tjerë

Gjesti kthehet në Pejë, publikon pamje nga livadhet e fshatit të tij

Gjesti kthehet në Pejë, publikon pamje nga livadhet e fshatit të tij

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com