Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Teknologji Media Marketing

OriginAL – Programi që lidh të rinjtë e diasporës me rrënjët e tyre shqiptare

3 vjet ago
in Media Marketing
OriginAL – Programi që lidh të rinjtë e diasporës me rrënjët e tyre shqiptare

“Njeriu pa njohuri për historinë, origjinën dhe kulturën e tij të kaluar është si një pemë pa rrënjë.” ~ Marcus Garvey

Gjeneratat e dyta dhe të treta të diasporës janë të ekspozuara natyrshëm ndaj kulturave të ndryshme në vendet rezidente dhe si rrjedhojë edhe ndaj shkrirjes së elementeve identitare në proceset integruese. Ditët e numëruara që i kalojnë në vendet e tyre të origjinës – kryesisht  brenda rretheve familjare – ua  pamundësojnë atyre të njohin dhe përjetojnë vendin e origjinës në të gjitha kuptimet e mundshme.

Dinamikat e migrimit mes shqiptarëve kanë bërë që prindërit të kenë vështirësi në transmetimin e  atdhedashurisë tek pasardhësit e tyre. Njohja dhe angazhimi me/për vendin e origjinës dhe kultivimi i identitetit shqiptar vazhdojnë të mbesin në vullnetin individual e vullnetar të shqiptarëve gjithandej botës.

Duke u nisur nga këto, Germin dhe Fondacioni Global Shqiptar kanë nisur programin OriginAL (Origin – AL / Origjinë Shqiptare). OriginAL ka për qëllim që të rinjve të diasporës tu ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme të njohin rrënjët e tyre shqiptare.

Programi është modeluar bazuar në modelin izraelit – Taglit – Birthright Israel, i cili ka frymëzuar iniciativa të tjera të ngjashme si Birthright Africa, Reconnect Hungary, Birthright Armenia, etj.

OriginAL nisi si një iniciativë ambicioze në vitin 2021 dhe brenda një kohe rekord arriti që të ngrejë rreth 100 mijë dollarë (kryesisht donacione online nga diaspora shqiptare). Nga këto fonde të ngritura, 40 të rinj të diasporës nga 15 shtete të ndryshme për herë të parë u bënë pjesë e programit OriginAL, për të përjetuar dhe zbuluar për dy javë Shqipërinë dhe Kosovën, përmes vizitave dhe aktiviteteve të shumta në të dyja vendet..

Në ditën e fundit të programit, pjesëmarrësit, duke ju përgjigjur pyetjes (pjesë e anketës sërealizuar nga organizatorët) se sa është zgjeruar njohuria e tyre për historinë dhe kulturën shqiptare:  92 përqind u shprehen se ‘Nga OriginAL ata ndihen shumë më të lidhur me rrënjët shqiptare’.

Këtë përvojë ata duan t’ua dhurojnë edhe qindra e mijëra të rinjve të tjerë të diasporës. OriginAL synon që të rinjve të lindur apo të rritur në diasporë, tu ndihmojë që të rizbulojnë vendin e të parëve – por, përmes këtij udhëtimi ta zbulojnë edhe veten në origjinë. Për ta bërë të mundur një gjë të tillë, platforma Smile.al e bankës CREDINS ka hapur kampanjën për të gjithë dhuruesit që duan t’i bashkohen kësaj nisme. OriginAL synon që gjatë 2023 t’ua mundësoj këtë udhëtim 100 të rinjve të diasporës. Për të mbështetur këtë program: me mision historik, ndiqni vegëzën;
https://smile.al/actions/original-nje-udhetim-per-te-zbuluar-rrenjet/

TË LIDHURA

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak
Kuriozitete

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak

14:38 | 30/09/2025
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave
Analizë

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

14:39 | 23/09/2025
Aeroporti i Kopenhagenit mbyllet nga prania e dronëve në hapësirën e tij ajrore, të paktën 20 fluturime u vonuan ose u devijuan
Bota

Aeroporti i Kopenhagenit mbyllet nga prania e dronëve në hapësirën e tij ajrore, të paktën 20 fluturime u vonuan ose u devijuan

09:27 | 23/09/2025
Next Post
Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë

Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë

Sherr banal mes adoleshentëve në Astir, ndërhyn policia

Sherr banal mes adoleshentëve në Astir, ndërhyn policia

Shkoi për të prerë dru në mal dhe e zë poshtë trungu i pemës, humb jetën 42-vjeçari

Shkoi për të prerë dru në mal dhe e zë poshtë trungu i pemës, humb jetën 42-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Zgjatet armëpushimin mes Afganistanit dhe Pakistanit, bisedimet fillojnë në Doha
Bota

Zgjatet armëpushimin mes Afganistanit dhe Pakistanit, bisedimet fillojnë në Doha

by mirseda
16:35 | 17/10/2025
0

Pakistan dhe Afganistani kanë rënë dakord të zgjasin përkohësisht armëpushimin 48-orësh deri në përfundimin e bisedimeve ndërmjet...

Veteranët e UÇK-së rreshtohen para memorialit, nderojnë Skënderbeun

Veteranët e UÇK-së rreshtohen para memorialit, nderojnë Skënderbeun

16:34 | 17/10/2025
Rruga e Arbrit nuk gjen qetësi, pëson ulje në afërsi të tunelit të Murrizit

Rruga e Arbrit nuk gjen qetësi, pëson ulje në afërsi të tunelit të Murrizit

16:30 | 17/10/2025
Punonjësit e “Bankers” në grevë urie për “Statusin e naftëtarit”

Punonjësit e “Bankers” në grevë urie për “Statusin e naftëtarit”

16:16 | 17/10/2025
Flota e pastrimit e Tiranës zgjerohet me mjete të reja, Mëngra: Qytetarët ta mbajnë pastër

Flota e pastrimit e Tiranës zgjerohet me mjete të reja, Mëngra: Qytetarët ta mbajnë pastër

15:14 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com