Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Organi më i lartë për të drejtat e njeriut kritikon Evropën për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve

3 vjet ago
in Bota
Organi më i lartë për të drejtat e njeriut kritikon Evropën për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve

Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Evropë e ka kritikuar trajtimin “çnjerëzor” të emigrantëve në kufijtë evropianë, veçanërisht në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian. Emigrantët kishin pësuar “grushte, shuplaka, goditje me shkopinj dhe sende të tjera të forta… nga policia ose rojet kufitare”, thuhet në raportin vjetor të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), të publikuar të enjten, më 30 mars.

“U përdorën edhe forma të tjera të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, si gjuajtja e plumbave pranë trupave të njerëzve ndërsa ata ishin të shtrirë në tokë”, thuhet më tutje në këtë raport. Në raport theksohet se disa taktika të tjera përfshinin “shtyrjen e tyre në lumenj (ndonjëherë me duart ende të lidhura), heqjen e rrobave dhe këpucëve dhe detyrimin të ecin zbathur dhe/ose me të brendshme dhe, në disa raste, edhe plotësisht të zhveshur përtej kufirit”.

CPT-ja tha se ishte përballur me “një numër në rritje” të njerëzve që pretendonin se ishin larguar nga kufiri evropian me forcë. “Shumë vende evropiane përballen me sfida shumë komplekse migracioni në kufijtë e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata mund të shpërfillin detyrimet e tyre ndaj të drejtave të njeriut. Largimet me forcë janë të paligjshme, të papranueshme dhe duhet të marrin fund”, tha kreu i CPT-së, Alan Mitchell.

Ky komitet i kishte vizituar pikat e policisë së rregullt dhe asaj të kufirit, dhe rojës bregdetare, qendrat e paraburgimit dhe zonat e transitit në rrugët kryesore të migracionit për në Evropë. CPT-ja u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që të garantojnë të drejtat e emigrantëve duke regjistruar secilin individ, duke u ofruar atyre vlerësime mjekësore dhe cenueshmërie dhe duke u ofruar mundësinë e aplikimit për azil.

“Arrestimi duhet të përdoret vetëm si masë e fundit”, thuhet gjithashtu në raportin e publikuar. Këshilli i Evropës përbëhet nga 46 vende. Rusia ishte përjashtuar pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës vitin e kaluar, por ajo mbetet palë e Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës. Emigrantët mbeten çështje diskutimi në Bashkimin Evropian që kur më shumë se një milion njerëz kishin mbërritur në Evropë gjatë krizës së refugjatëve në vitet 2015-16.

Numri i përpjekjeve të emigrantëve për të hyrë në Evropë arriti në 330.000 në vitin 2022, 64 për qind më shumë sesa një vit më parë, tha agjencia kufitare e BE-së, Frontex./rel

TË LIDHURA

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që kriminalizon tranzicionin gjinor për të miturit
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që kriminalizon tranzicionin gjinor për të miturit

17:52 | 18/12/2025
Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve
Bota

Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve

17:11 | 18/12/2025
Kina: SHBA të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit
Bota

Kina: SHBA të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit

15:20 | 18/12/2025
Next Post
Rama poston fotot me stafin e palodhur të Kryeministrisë: Në një pushim të shkurtër për lajme të mira

Rama poston fotot me stafin e palodhur të Kryeministrisë: Në një pushim të shkurtër për lajme të mira

Ra nga skela dhe “fluturoi” nga 3 metra lartësi, 41-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

Ra nga skela dhe “fluturoi” nga 3 metra lartësi, 41-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

“Shteti të tregohet transparent”, Spahiu: Mund të klonohen pasaportat, shqiptarët duhet të përgatiten për pasoja

“5 mijë euro vota”, Kreshnik Spahiu: Historia e pabesueshme me politikanin shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com