Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës së nënshkruar, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

2 vjet ago
in Kosovo
Nuk kryenin detyrën sipas kontratës së nënshkruar, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit të Radios Evropa e Lirë se të dy ata nuk e kanë kryer punën e tyre, për të cilën kanë pasur kontratë nga viti 2021. Për raportimin më 7 maj, Islami dhe Bajraktari – të vetmit toksikologë në QKUK – kanë pranuar se nuk i kryejnë detyrat e tyre, duke thënë se nuk kanë kushte për trajtimin e rasteve toksikologjike.

“Pas raportimit tuaj, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shqyrtuar rastin e toksikologëve në Klinikën e Biokimisë dhe ka vendosur që të dy ata të transferohen menjëherë në Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së, për t’i kryer detyrat që u takojnë me kontratë”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Transferimi, sipas tij, do të jetë i përkohshëm, deri në themelimin e laboratorit të toksikologjisë në kuadër të Klinikës së Biokimisë.

Azizi shtoi se edhe për drejtorin e Biokimisë, Shemsi Veseli, tash për tash, janë duke u shqyrtuar disa rregullore, pasi në një periudhë kohore “ai e kishte njoftuar SHSKUK-në për mospunën dhe mosangazhimin e toksikologëve”. Departamenti ligjor i SHSKUK-së konfirmoi për REL-in se është duke u marrë me rastin në fjalë, përkatësisht “duke vlerësuar dhe identifikuar përgjegjësinë individuale”.

Islami dhe Bajraktari kanë nënshkruar kontratë me SHSKUK-në nga marsi i vitit 2021 dhe që nga ajo kohë kanë marrë pagë prej më shumë se 1.200 eurosh në muaj. Udhëheqja e SHSKUK-së, ndërkohë, është ndërruar dhe Azizi, i cili ka marrë detyrën rreth një vjet më parë thotë se, deri vonë, nuk ka qenë në dijeni për rastin e tyre.

REL-i ka biseduar edhe me ish-drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili i ka nënshkruar kontratat me toksikologët në fjalë, por ai ka thënë se “nuk i kujtohet koha kur janë nënshkruar ato”. Ekipi i REL-it ishte i pranishëm në Klinikën e Biokimisë edhe të martën më 14 maj, ku pa se Islami dhe Bajraktari ishin nënshkruar në fillim dhe në fund të orarit të punës./REL

TË LIDHURA

Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive
Kosovo

Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

21:09 | 09/02/2026
Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së
Kosovo

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

17:19 | 09/02/2026
Nga Thaçi te Veseli, Prokuroria e Hagës jep pretencën, kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së
Kosovo

Nga Thaçi te Veseli, Prokuroria e Hagës jep pretencën, kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së

11:03 | 09/02/2026
Next Post
Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” dyshohet se është pikasur në jug të vendit, policia “blindon” dy qytete

Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” dyshohet se është pikasur në jug të vendit, policia “blindon” dy qytete

Zbardhen detaje të reja, Erdgysi i kërkoi llogari kunatës: Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën? I bllokonte thirrjet

Zbardhen detaje të reja, Erdgysi i kërkoi llogari kunatës: Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën? I bllokonte thirrjet

E zuri gjumi në sediljen e pasme, fëmijës i ndodh e papritura në autobusin e shkollës

E zuri gjumi në sediljen e pasme, fëmijës i ndodh e papritura në autobusin e shkollës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com