Një person goditi me thikë dhe plagosi të paktën katër persona në Marsejë këtë pasdite dhë më pas u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë që erdhën në vendngjarje.
Agresori e nisi sulmin e tij pranë një dyqani në Portin e Vjetër të qytetit, një zonë e njohur për trafikun e drogës. Një dëshmitar okular, një banor i lagjes, u tha gazetarëve se policia mbërriti në zonë shumë shpejt.
“Ata u përpoqën ta arrestonin atë jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe burri u përpoq të sulmonte një oficer policie me thikë. Oficeri i policisë po bërtiste: ndalo, ndalo”, tha ai.
Një dëshmitar tjetër tha se pa një burrë që mbante “dy thika të mëdha kasapi”. Një burim me njohuri për rastin tha se sulmi filloi pas një grindjeje “jashtë një restoranti me kebab”. Sipas policisë, viktimat nuk janë në gjendje kritike për jetën.
E gjithë zona është rrethuar nga policia dhe shërbimet në dy linja tramvaji janë pezulluar.