Glauk Konjufca, i mandatuari për krijimin e qeverisë së Kosovës për t’i dhënë fund krizës disa mujore ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Parlamentin e Kosovës.
Konjufca propozoi Albin Kurtin për të qenë zv/kryeministri i tij i parë si edhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa Donika Gërvallën si zv/kryeministre të dytë dhe ministre të Drejtësisë.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatarin e dytë për kryeministër, pas dështimit të tentativës së parë me Albin Kurtin, i cili nuk siguroi dot shumicën e nevojshme.
Për miratimin e Qeverisë kërkohen të paktën 61 vota nga 120 deputët e Kuvendit.
“Për herë të parë në jetën e vet kuvendi nuk ka legjitimuar me votë qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i priu një krizë 6 mujorë. Viti 2025 do mbahet mend si vit shumica e të cilit humbi në përpjekje për formimin e qeverisë sonë.
Arritjet tona megjithatë nuk janë të vogla ndërkohë gjatë këtij mandati. Këto janë bërë falë punës së mirë të qeverisë Kurti. Të nderuar kolegë jemi në fazën e mandatarit të dytë për krjimin e qeverisë. Me këtë animositet në spektrin tonë politik vështirë që do të arrijmë një konsensus për zgjedhjen e Presidentit në muajin mars. Pa një qeveri të re vendi ka të sigurt vetëm thellimin e krizës aktuale. Përmes themelimit të kësaj qeverie sot synojmë disa gjëra bazike për shtetin tonë. Synojmë të kursejmë Kosovën nga dy zgjedhje dhe do ishte arrogancë ta conim vendin në zgjedhje.
Patëm zgjedhje në shkurt dhe më pas zgjedhje lokale. Nëse bëjmë zgjedhje të reja edhe në dhejtor, kush na garanton se do i shmangim zgjedhjet në mars. Nëse kjo ndodh institucionet duhet të jenë të përgatitura ndërsa për qytetarët rraskapitëse kurse për taksat edhe 8 milionë euro të tjera të harxhuara pa arsye. Ideja e domosdoshmërisë për qeverinë me një mandatar të dytë lindi pas dështmit të mbledhjes së kryesisë së kuvendit. LVV propozoi që përmes një marrëveshje politike të themelohen komisionet parlamentare që të trajtonin buxhetin e ri të vitit 2026. Grupet parlamentare nuk u pajtuan ndaj e vetmja rrugë është ezaurimi për krijimin e qeverisë për herë të dytë”, u shpreh Konjufca.















