Ka nisur procesi i rinumërimit të votave në Mitrovicën e Jugut.
Në Qendrën e Numërimit të këtij qyteti, autoritetet kanë filluar verifikimin e kutive të votimit, pas raportimeve për parregullsi gjatë ditës së djeshme.
Rinumërimi ka filluar rreth orës 16:20 minuta, ndërsa vendimi për këtë veprim është marrë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, me qëllim garantimin e transparencës dhe saktësisë së rezultateve zgjedhore.
Në Kosovë, raundi i dytë i zgjedhjeve u mbajt më datë 9 nëntor 2025.















