Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Nëna monstër që la vajzën e saj 18 muajshme të vdiste nga uria: U ndjeva e padukshme, kisha nevojë të merrja frymë

3 vjet ago
in Bota
Nëna monstër që la vajzën e saj 18 muajshme të vdiste nga uria: U ndjeva e padukshme, kisha nevojë të merrja frymë

Tragjedia e Dianës, 18 muajshe, e braktisur e vetme për gjashtë ditë në Milano është rasti më ekstrem që ka tronditur gjithë Italinë.

Një vajzë e vogël, por, nga ana tjetër, vërtet e padukshme. E lindur në banjën e shtëpisë, e panjohur për shërbimet sociale, nuk është regjistruar kurrë te pediatri, nuk ka shkuar kurrë në çerdhe, asnjëherë nuk është vaksinuar. Për pjesën e botës, Diana e vogël nuk ekzistonte. Ajo ekzistonte vetëm për nënën e saj Alessia Pifferi, 38 vjeç, e cila e la të vdiste e vetme nga uria dhe etja, e mbyllur në shtëpi.

U nis vetëm për një fundjavë, për te partneri i saj në Leffenë provincën e Bergamos dhe e la vajzën vetë, në një krevat fëmijësh që u bë burgu i saj, me pak ujë dhe pak qumësht. Këtë e kishte bërë edhe në raste të tjera, para të martës 14 korrikut 2022: “I lashë asaj dy shishe ujë, qumësht dhe çaj pa kafeinë”.

Megjithatë, këtë herë ajo u kthye pas një jave të tërë: të mërkurën e 20 korrikut, kur Diana tashmë kishte vdekur. Por askush, kështu thonë të gjithë fqinjët e marrë në pyetje nga policia, nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë fëmijën të qajë. Aq sa hetuesit dyshojnë se nëna e saj i ka dhënë Dianës, anksiolitikë për ta mbajtur të qetë gjatë mungesave që me sa duket kanë qenë të shpeshta.

Nga shtëpia u sekuestrua një shishe me një anksiolitik që përmbante benzodiazepine. Por asnjë recetë mjekësore, Alessia thotë se ia la një “burrë me të cilin ishte takuar” për ta ndihmuar të flinte. “Por unë kurrë nuk ia dhashë Dianës”, thotë ajo. Nëna monstër është në gjyq për krimin më të rëndë që mund të akuzohet: vrasjen e vajzës së saj.

Në shtëpi, ngjitur me krevatin, u gjet një shishe qumësht 130 mililitra dhe një çerek litër ujë për fëmijën. Raporti i mjekut do të konfirmojë shkakun e vdekjes si “dehidratim”. Autopsia konfirmon se ka gjurmë në flokët e vogëlushes edhe të anksiolitikut, por në sasi të kufizuar.

Ndërkohë, Alessia Pifferi i kishte thënë partnerit të saj se Diana ishte me një dado. Nga zbërthimi i celularit do të zbulohet gjithashtu se mëngjesin e së hënës, kur Diana ndoshta ishte ende gjallë, ajo dhe partneri i saj kishin ardhur në Milano pasi ai kishte një takim pune. Ajo kishte qenë më pak se dy kilometra larg nga shtëpia, por nuk i ka kërkuar të dashurit që ta shoqëronte për të kontrolluar vajzën e saj: “Nuk doja ta zemëroja”, thotë ajo para gjykatësit.

Ekzistencën e Dianës nuk e dinin as familjarët: nëna, tezja dhe gjyshja. Përjashtim bënin ata pak “klientë” burra që Alessia ftonte në apartamentin e saj, me dy dhoma në Via Parea në Ponte Lambro, në periferi të Milanos, në këmbim të një nate për njëqind euro, shpesh edhe më pak. Vogëlushja është aty “por absolutisht nuk është problem”, u thoshte ajo “klientëve” të saj.

Mami Alessia çdo herë në gjyq vjen me një “maskë të re” në mbrojtje të veprimit të saj. Ka ndërruar tre avokatë dhe ka mësuar të bëjë xhonglim mes dokumenteve të burgut dhe gjyqësorit. Së fundmi strategjia mbrojtëse, është defekt i pjesshëm mendor. “Alessia Pifferi ka një prapambetje mendore shumë të rëndë”, pohon avokatja e saj. Sipas konsulentëve të mbrojtjes, ajo ka inteligjencën e “një vajze 7-vjeçare”. Gjyqtarët nuk kanë vendosur ende nëse duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik.

Tani nëna vrasëse nga Ponte Lambro është më e ftohtë dhe më e menduar. Sytë e saj shpesh përkulen dhe fiksojnë stolin, herë të tjera qëndrojnë të pa lëvizur duke fiksuar fytyrën e gjykatëses që e pyet: “A mund të të pyes përse i ke lënë ushqim e pije vajzës së vogël?”. Përgjigja është rrëqethëse: “Për të mbijetuar”. Prokurori e pyet se cilat janë pasojat për një vajzë të vogël e lënë pa ushqim. Asnjë përgjigje.

E pyetur pse e le vetëm ajo përgjigjet ftohtë: “U ndjeva e padukshme, kisha nevojë të merrja frymë”

Hetuesit analizuan celularin dhe bisedat dhe mesazhet që kishte shkëmbyer Alessia Pifferi. Ka mesazhe me burra të tjerë me të cilët kishte takime me pagesë. Njëri prej tyre i propozon një treshe: “I them shokut tim që nëse paguan të paktën 100 euro më shumë, je në rregull?”. Në raste të tjera është ajo që i kërkon klientëve: “Nëse doni, më dërgoni dikë që paguan mirë. Nëse dëshiron të kalojë natën me mua, duhet të më japë 300 euro”.

Ekziston edhe një mesazh shumë i paqartë, për të cilin është hapur një hetim tjetër me dyshimin për pornografi me fëmijë, ku një burrë i shkruan nënës monstër: “Dua të puth edhe Dianën” dhe ajo i përgjigjet: “Ti e do”.

TË LIDHURA

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme
Analizë

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

11:10 | 14/04/2026
Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan
Bota

Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan

09:40 | 14/04/2026
Kryeministri i Kanadasë forcon pushtetin, Mark Carney siguron shumicën liberale në Dhomën e Komunave
Bota

Kryeministri i Kanadasë forcon pushtetin, Mark Carney siguron shumicën liberale në Dhomën e Komunave

09:27 | 14/04/2026
Next Post
Motori del nga rruga në Dimal, lëndohet rëndë 18-vjeçari, niset drejt Traumës në Tiranë

Motori del nga rruga në Dimal, lëndohet rëndë 18-vjeçari, niset drejt Traumës në Tiranë

Dosja “Buka”/ Arben Ahmetaj sërish i pandehur. Nën hetim biznesmeni Lirim Fezollari

Dosja “Buka”/ Arben Ahmetaj sërish i pandehur. Nën hetim biznesmeni Lirim Fezollari

Keni bërë plane për fundjavën? Rriten lehtë temperaturat

Parashikimi i motit për datën 9 tetor 2023







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme
Analizë

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

by mirseda
11:10 | 14/04/2026
0

Hetimet e BBC kanë zbuluar se autoritetet greke kanë rekrutuar emigrantë si “mercenarë” për të kryer kthime...

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com