Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

1 muaj ago
in Bota
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Një i dënuar me vdekje në shtetin e Oklahomës i ka shpëtuar ekzekutimit vetëm pak minuta para se të ndodhte, pasi guvernatori Kevin Stitt vendosi t’i ndryshojë dënimin në burgim të përjetshëm. I dënuari, Tremaine Wood, 46 vjeç, ishte dënuar me vdekje për vrasjen e 19-vjeçarit Ronnie Wief më 1 janar 2002. Ai ka deklaruar gjithmonë pafajësinë e tij. Ekzekutimi ishte planifikuar të kryhej sot në orën 6 pasdite, por ndërhyrja e guvernatorit ndodhi në momentin e fundit.

Vendimi në bazë të rekomandimit të Komisionit të Faljes
Guvernatori republikan Kevin Stitt u bazua në rekomandimin e Komisionit të Faljeve dhe Lirimeve me Kusht, i cili sugjeroi që dënimi me vdekje të ndryshohej në burgim të përjetshëm, duke pranuar se Wood nuk ishte përfaqësuar siç duhet nga avokati i tij mbrojtës gjatë gjyqit.

Vendimi merr parasysh të njëjtin dënim të dhënë për vëllain e tij, i cili ishte gjithashtu përfshirë në vrasje” – deklaroi Stitt. Ky është vetëm rasti i dytë gjatë shtatë viteve të qeverisjes së Stitt që ai ndryshon një dënim me vdekje në burgim të përjetshëm, hera e parë ishte në vitin 2021.

Një rast me histori të ndërlikuar familjare
Vëllai i madh i Tremaine Wood, i cili pranoi se kishte goditur viktimën me thikë, u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht pas një mbrojtjeje më të fortë ligjore. Ai kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019. Në rastin e Tremaine Wood, gjykata u kritikua për mënyrën e përfaqësimit ligjor dhe mungesën e provave të drejtpërdrejta që e lidhin me vrasjen.

Ekzekutime të tjera në SHBA

Ndërkohë, dy shtete të tjera amerikane po përgatiten të kryejnë ekzekutime në orët në vijim.
Në Florida, 66-vjeçari Brian Jennings, ish-marins i dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 6-vjeçare në vitin 1979, pritet të ekzekutohet sonte. Në Karolinën e Jugut, 44-vjeçari Steven Bryant, i cili vrau tre burra në pesë ditë në vitin 2004, do të ekzekutohet me pushkatim, një metodë e rrallë që përdoret vetëm në pak shtete amerikane.

Bryant, pas vrasjes së fundit, kishte lënë një mesazh makabër për policinë me gjakun e viktimës: “Më kapni nëse mundeni.”

Dënimi me vdekje në SHBA: një praktikë në ulje
Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i vitit 2025 në SHBA janë kryer 41 ekzekutime: shumica me injeksion vdekjeprurës, pesë me inhalim të azotit (një metodë e kontestuar që ekspertët e OKB-së e cilësojnë si formë “torture”), dhe dy me pushkatim. Aktualisht, 23 nga 50 shtetet amerikane e kanë hequr dënimin me vdekje, ndërsa në tre të tjera, Kaliforni, Oregon dhe Pensilvani, zbatohet moratorium me vendim të guvernatorëve.

TË LIDHURA

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari
Bota

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë
Bota

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Next Post
Andorra-Shqipëria/ Minutat e para, kuqezinjtë në sulm

Andorra-Shqipëria/ Minutat e para, kuqezinjtë në sulm

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com