Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Moto GP, Marquez dhe Banjaja shkojnë për “pokerin” në Spanjë

11 muaj ago
in Sport
Moto GP, Marquez dhe Banjaja shkojnë për “pokerin” në Spanjë

Botërori 2025 i Moto GP do të zbarkojë në Europë për eventin e parë sezonal, pas katër garave të mbajtura Tajlandë, Argjentinë, SHBA dhe Katar. Këtë fundjavë në Herez do të zhvillohet Çmimi i Madh i Spanjës, që do të hapë edhe serinë e 12 eventeve radhazi në Europë, të cilat do të mbyllen në Mizano në fund të verës.

Një kampionat që ka nisur nën diktatin e Mark Markezit, ndërsa Françesko Banjaja është i thirrur menjëherë në apel për të frenuar vrullin e shokut të skuadrës te Dukati. Nuk mund të kishte një vend më të përshtatshëm dhe më të favorshëm për italianin se pista në Herez de la Frontera. Peko është i pamposhtur në shtëpinë e “armikut” të tij që prej vitit 2022. Piloti italian numëron 3 fitore radhazi në cirkuitin andaluzian, shifër e barabartë me rivalin e tij të drejtpërdrejtë, që i ka arritur mes viteve 2014 dhe 2019.
Çuditërisht, as Banjaja dhe as Markez nuk janë ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në Moto2 dhe Moto3. Pa harruar se, duke lënë mënjanë sukseset në klasin kryesore, pista në Herez zgjon kujtime shumë të pakëndshme për “Kanibalin” spanjoll, i cili filloi kalvarin e tij të dëmtimeve pikërisht në korrik të 2020-tës, në fillimin e vonuar të Botërorit pas pandemisë, pesë vjet më parë. Duke u rikthyer në të tashmen, Mark përballet me garën e parë të sezonit europian pas një fillimi të jashtëzakonshëm të Botërorit.

Aventura e tij në ekipin e fabrikës Dukat ka nisur me 4 “pole position”, 3 fitore në katër Çmime të Mëdha dhe 4 triumfe në katër garat Sprint. Vetëm përplasja në Ostin e pengoi Markezin të mbërrinte në Europë i pamposhtur, duke lejuar Banjajan të shënonte fitoren e tij të vetme në Teksas në këtë pjesë të parë të sezonit. Mes sfidës së dy pilotëve të Dukatit është natyrisht edhe Aleks Markez. Vëllai i vogël i Markezit është ende në kërkim të fitores së parë në Moto GP, ndërsa pësoi vetëm një rënie të lehtë në formë në eventin e fundit në Katar.
Megjithatë Aleks Markez po zhvillon fillimin më të mirë të një sezoni që ka pasur ndonjëherë në Moto GP. Aleks po kalon një formë të shkëlqyer dhe futet në çdo fundjavë duke synuar fitoren. Në Herez ai regjistron një fitore të Moto2 në vitin 2017. Aleks Markez është i dyti në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 106 pikë, 17 pikë më pak se vëllai i tij më i madh dhe 9 më shumë se Banjaja.

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Next Post
Emina Cunmulaj: Prindërit na sollën në Amerikë për më mirë, por po të mundesha do e ktheja kohën pas

Emina Cunmulaj: Prindërit na sollën në Amerikë për më mirë, por po të mundesha do e ktheja kohën pas

Xhaka pëlqehet nga Galatasaray, Presidenti i Leverkusen i prerë

Xhaka pëlqehet nga Galatasaray, Presidenti i Leverkusen i prerë

Mediat në Kosovë protestojnë ndaj heshtjes së vazhdueshme të Kurtit , Mikrofonat hidhen në tokë

Mediat në Kosovë protestojnë ndaj heshtjes së vazhdueshme të Kurtit , Mikrofonat hidhen në tokë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar
Aktualitet

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

by mirseda
18:04 | 07/03/2026
0

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur më 3 mars, në autostradën Naro-Camastra të Siçilisë në Itali....

Teherani drejt zgjedhjes së Ajatollahut të ri, Asambleja mblidhet brenda një dite

Teherani drejt zgjedhjes së Ajatollahut të ri, Asambleja mblidhet brenda një dite

17:49 | 07/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme në javën e dytë: Katari hap hapësirën ajrore, Irani kërkon falje

Lufta në Lindjen e Mesme në javën e dytë: Katari hap hapësirën ajrore, Irani kërkon falje

17:10 | 07/03/2026
Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

17:01 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com