Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Analizë

Midis Farage dhe Ramës, u qëlluan fjalë, por u “plagosën” njerëz

5 muaj ago
in Analizë
Midis Farage dhe Ramës, u qëlluan fjalë, por u “plagosën” njerëz

Nga Rron S. Shkamborri

Duke lexuar opinionin e Z. Ilir Dako në gazetën “SOT”, me titullin “Rama qëlloi me pistoletë Farage, plumbat ranë mbi emigrantët shqiptarë në Britani”, për një çast ngela. U emocionova. Jo nga ndonjë ndjesi dramatike, por nga goditja që të jep një metaforë që s’i duhet as zbukurim, as shpjegim. Ishte reale, brutalisht reale. Në vetëm një fjali, ajo përmbante të gjithë tragjedinë e një debati ku dy politikanë, njëri nga Ballkani dhe tjetri nga ish-perandoria koloniale, bëjnë politikë në kurriz të njerëzve më të pambrojtur: emigrantëve shqiptarë.

Nga njëra anë kemi Edi Ramën, një kryeministër që e përdor patriotizmin si makijazh për të fshehur dështimet dhe mungesën e një vizioni për të rinjtë e vendit të tij. Nga ana tjetër, kemi Nigel Farage-in, një ikonë e populizmit britanik, i cili nuk ka lënë grup minoritar pa përdorur si frikë imagjinare për votat e radhës. Të dy ndryshe në stil, por identikë në thelb: mjeshtra të gënjeshtrës publike dhe manipulimit emocional.

Në këtë përplasje fjalësh, Rama “fton Farage-in në Shqipëri” për të njohur shqiptarët punëtorë, ndërsa Farage i kthehet me statistika dramatike, të marra nga titujt tabloidë dhe të mbështetura nga ndjenja anti-emigracioni në rritje. Por asnjëri nuk flet për realitetin e dhimbshëm të një djali që lan pjata në një restorant në Londër, i cili fshihet nga frika e deportimit. Nuk përmendet vajza që studion me dy punë nate, apo burri që punon 12 orë në ndërtim për të dërguar 200 paund në vendlindje. Ata nuk janë as shifra, as kriminelë, por mish e shpirt që ngrejnë ekonominë britanike dhe shqiptare- në kurriz të përuljes.

Nëse Farage përdor frikën nga të huajt si monedhë elektorale, Rama e përdor “dinjitetin shqiptar” si mburojë nga përgjegjësia. Në vend që të ngrejë zërin kundër politikave të padrejta të emigracionit në Britani, ai zgjedh të merret me duelin e radhës në rrjete sociale- për të marrë ndonjë titull “trendy” në mediat shqiptare. Dhe për fat të keq, funksionon. Një spektakël ku të vetmit që nuk duartrokasin janë ata që po mbajnë barrën- emigrantët e heshtur.

Këta të fundit janë të lodhur nga etiketimet. U quajtën “hajdutë” në Greqi, “kriminelë” në Itali, “problem sigurie” në Britani. Ndërkohë që politika shqiptare s’ka ditur as t’i mbajë, as t’i mbrojë. I vetmi vend ku kanë gjetur strehë është puna e ndershme, sakrifica dhe heshtja.

Rama dhe Farage, përtej retorikës, ndajnë një përbashkësi të frikshme: e shohin njeriun si instrument për vota, jo si qenie me dinjitet. Ata ndërtojnë kauza fiktive, krijojnë armiq të paqenë dhe hedhin benzinë mbi flakët e përçarjes. Por në fund, pas çdo fjale të tyre, dikush real, me emër dhe mbiemër shqiptar, përjeton pasojat.

Në këtë duel “Kaubojësish” e të pistave politike si Z. Ilir Dako e quan, Farage shpreson të marrë ndonjë votë më shumë, ndërsa Rama ndonjë klikim shtesë në “Facebook”. Ndërkohë që emigranti shqiptar në Britani humb gjithçka: qetësinë, sigurinë, respektin. Ai që është vërtetë i huaj në vendin e tij dhe i paftuar në vendin ku punon.

Dhe pikërisht për këtë arsye, ajo metaforë e përdorur me aq mjeshtëri e delikatesë nga Z. Ilir Dako, se “Rama që qëllon Farage-in dhe plumbat bien mbi emigrantët”, nuk është thjesht një figurë letrare. Është një realitet që klith për drejtësi. Një thirrje për t’i dhënë zë të heshturve dhe për të ndalur ata që e përdorin politikën si armë kundër popullit të tyre.

TË LIDHURA

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave
Analizë

Europol: Krimi i organizuar po rekruton fëmijët përmes video lojërave

11:20 | 21/11/2025
BIRN: Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun dhe i bllokon pasaportën! Dje në Kuvend…
Analizë

BIRN: Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun dhe i bllokon pasaportën! Dje në Kuvend…

12:24 | 20/11/2025
700 familje shqiptare për deportim, The Guardian: Tensione mes Tiranës dhe Londrës
Analizë

700 familje shqiptare për deportim, The Guardian: Tensione mes Tiranës dhe Londrës

10:52 | 20/11/2025
Next Post
Horoskopi 19 Mars 2024

Optimizëm dhe pozitivitet, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të horoskopit

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve

Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com