Shqipëria përgatitet për një përballje historike me Serbinë më 11 tetor në Leskovac, ku do të kërkohet fitorja për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit në Botërorin 2026.
Tifozët shqiptarë, të njohur si “Plisat”, i kanë dërguar një mesazh të veçantë kombëtares, duke shkruar:
“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë, na bëni krenarë, për nder të historisë.”
Leskovaci ndodhet rreth 100 kilometra larg Prishtinës dhe, edhe pse sot konsiderohet pjesë e Serbisë, është një qytet me histori të dhimbshme për shqiptarët.
Ndërkohë, Prishtina ka fituar 1-0 ndaj Ballkanit dhe po shkëputet në krye të renditjes, aktualisht me 4 pikë më shumë se suharekasit.