Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Merkel dhe Seehofer: Finalja e një ndeshjeje të gjatë

8 vjet ago
in Bota
Merkel dhe Seehofer: Finalja e një ndeshjeje të gjatë

Partia kristiansociale, CSU, partnere e unionit konservator qeverisës në Gjermani po e luan në maksimum kartën për politikën e azilit, mendon Jasper von Altenbockum nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.

A është ky fundi i koalicionit qeveritar në Gjermani që vetëm tre muaj  është në detyrë? Shumë flet për fundin. Nëse Horst Seehofer arrin të marrë të hënën nga CSU-ja miratimin për planet e tij, dhe i zbaton ato menjëherë, kancelares Merkel nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të largojë nga detyra ministrin e saj të Punëve të Brendshme. Që këtu bëhet fjalë edhe për kryetarin e partisë kristiansociale, CSU nuk duket se do ta bënte këtë hap të lehtë për Merkelin, por nga ana tjetër ajo edhe mund ta injorojë këtë. Në fund të fundit nuk janë instancat e CSU-së ato që përcaktojnë, se çfarë duhet të bëjë kancelarja.

Të dy mund të dorëzohen

Ato madje as nuk mund t’i parashtrojnë Seehoferit se çfarë duhet të bëjë si ministër i Punëve të Brendshme. Për të shmangur prishjen e koalicionit, rregullorja për të kthyer në kufi refugjatët, mund të presë edhe dy javë. Që CSU-ja dhe Seehoferi këmbëngulin për këtë, është e ditur nga momenti, kur Seehofer, ende kryeministër bavarez, foli për një „sundim të padrejtësisë”. Nëse ai tani dorëzohet, merr fund besueshmëria e tij. Këtë kishte parasysh edhe kryeministri bavarez, kur foli për një „finale të besueshmërisë”.

Por edhe Merkel mund të bëjë lëshime për të shpëtuar veten dhe koalicionin. A nuk e ka bërë ajo këtë? Lutja për të pritur për kthimet në kufi, deri në bisedimet bilaterale me shtetet fqinje të Gjermanië, të thotë të paktën, që nëse këto negociata dështojnë, ajo do të miratojë planet e Seehoferit. Kjo e relativizon akuzën, se CSU-ja po e bllokon kancelaren para samitit të BE, pas dy javësh. Kërkesat e CSU-së mund të përdoren nga kancelarja edhe si mjet presioni ndaj partnerëve europianë.

“Nëna e të gjitha zgjedhjeve”

Për CSU-në nuk është koalicioni çështja më e rëndësishme, por „nëna e të gjitha zgjedhjeve”, siç i ka quajtur Söder njëherë, zgjedhjet e landit më 14 tetor në Bavari. Deri më tani manovrat e Söderit nuk kanë sjellë gjë, ruajtja e shumicës absolute është ende larg. Prandaj CSU luan e gjitha me një kartë: Pyetja që mbetet është – fiton CSU-ja më shumë me kërkesën për „kthesën e azilit” nga rezervuari i AFD-së djathtiste apo humbet më shumë në terrenin kishtar katolik pro një kulture mirëseardhjeje. Në të vërtetë problemi i CSU-së është: Nëse nuk bën asgjë, atëherë nuk ka asnjë shans për fitoren e zgjedhjeve. (Burimi:DW)

 

TË LIDHURA

Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit
Bota

Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

19:52 | 16/04/2026
Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh
Bota

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

18:04 | 16/04/2026
Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit
Bota

Fokus armëpushimi, Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Libanit

17:49 | 16/04/2026
Next Post
Emrat/ Panik në tregun e Milotit, gruaja qëllon me armë burrin tregtar

Emrat/ Panik në tregun e Milotit, gruaja qëllon me armë burrin tregtar

Shifrat/ Papunësia e kriza ekonomike rrënojnë familjet shqiptare

Shifrat/ Papunësia e kriza ekonomike rrënojnë familjet shqiptare

Asnjë debat para vrasjes/ Dëshmitarët: Dëgjuam…

Asnjë debat para vrasjes/ Dëshmitarët: Dëgjuam...







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro
Aktualitet

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro

by mirseda
20:03 | 16/04/2026
0

Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN-së dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një...

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

20:00 | 16/04/2026
Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

19:57 | 16/04/2026
Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

19:52 | 16/04/2026
Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

19:26 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com