Ende nuk është shpallur zyrtarisht lista e këngëtarëve pjesmarrës në festivalin e këngës në RTSH 2025 por në rrethet artistikë dhe në media online ka filluar “basti” për emrat në garën që të jep shansin për të shkuar në Eurovizion. “Kryefjala” ka zbuluar emra që po qarkullojnë dhe ditët e fundit artyre i është shtuar edhe ai i këngëtares së mirënjohur Era Istrefi. Zëra nga korridoret e RTSH-së tregojnë se artistja e HIT-eve me miliona klikime dhe famë ndërkombëtare është në kontakt me organizatorët e festivalit.
Emri i Era Istrefit na bën të shpresojmë se do jetë një garë e fortë mes emrash të dashur nga publiku.