Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Teknologji

Mbylljen e platformës TikTok, Waltz: Trump po shqyrton mënyrat për të parandaluar

8 muaj ago
in Teknologji
Mbylljen e platformës TikTok, Waltz: Trump po shqyrton mënyrat për të parandaluar

I emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, ligjvënësi Mike Waltz tha në një intervistë të mërkurën se Trump po shqyrton alternativat për të parandaluar mbylljen e rrjetit TikTok.

Waltz e bëri komentin kur u pyet nga gazetari i rrjetit FoxNews, Bret Baier, lidhur me një lajm të gazetës “The Washington Post” se zoti Trump po shqyrtonte lëshimin e një urdhri ekzekutiv për të pezulluar zbatimin e një ligji federal që mund të ndalonte rrjetin TikTok në Shtetet e Bashkuara me datën 19 janar.

Gjykata e Lartë dëgjoi javën e kaluar argumentet në një sfidë ligjore të paraqitur nga rrjeti TikTok kundër një ligji që parashikon ndalimin e platformës sociale në Shtetet e Bashkuara. Argumentet u paraqitën nga kompania mëmë ByteDance me seli në Kinë dhe përdorues të platformës.

Duket se anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk do të hedhin poshtë ligjin federal, i cili i kërkon kompanisë ByteDance që të heqë dorë nga platforma TikTok për arsye të sigurisë kombëtare ose të përballet me ndalimin e rrjetit në një nga tregjet e tij më të mëdha.

“Nëse Gjykata e Lartë merr një vendim në mbështetje të ligjit, Presidenti Trump është shprehur shumë qartë. Së pari, rrjeti TikTok është një platformë e mirë që përdoret nga shumë amerikanë dhe ka luajtur një rol të mirë për të përcjellë mesazhin e fushatës së tij. Së dyti, ai do të mbrojë të dhënat e tyre”, tha zoti Waltz.

“Ai njihet për marrëveshjet. Nuk dua t’u paraprij urdhrave ekzekutivë, por ne do të krijojmë këtë hapësirë për të arritur një marrëveshje”, shtoi ai.

Ndërkohë, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuar, Pam Bondi, shmangu një pyetje gjatë një seance konfirmimi në Senat nëse ajo do të mbështeste ligjin për ndalimin e rrjetit TikTok.

Sidoqoftë, Trump ka ndryshuar qëndrimin lidhur me aplikacionin e njohur pas përpjekjeve për ndalimin e këtij rrjeti gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë mes shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Gjatë fushatës së fundit presidenciale, zoti Trump dhe ekipi i tij e përdorën rrjetin TikTok për të bërë për vete moshat e reja, veçanërisht votuesit meshkuj, me postime që u përhapën gjerësisht në platformë. Ai u zotua gjatë fushatës që ta “shpëtojë TikTok-un” ndërsa është shprehur se rrjeti social e ndihmoi atë të fitonte më shumë vota mes të rinjve.

TË LIDHURA

Rezervohet përballja Drita-Shkëndija në Conference League, 36 skuadra njohin rivalët
Kryesore

Rezervohet përballja Drita-Shkëndija në Conference League, 36 skuadra njohin rivalët

14:33 | 29/08/2025
I dha f*nd jetës/ Prindërit padisin OpenAI, pretendojnë se ChatGPT ndikoi negativisht tek djali i tyre 16-vjeçar
Kuriozitete

I dha f*nd jetës/ Prindërit padisin OpenAI, pretendojnë se ChatGPT ndikoi negativisht tek djali i tyre 16-vjeçar

14:18 | 27/08/2025
Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri
Aktualitet

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

09:38 | 23/08/2025
Next Post
Kanë blerë avionë luftarakë dhe armë të reja”, Turqia: Greqia po armatoset për të na bërë presion

Kanë blerë avionë luftarakë dhe armë të reja", Turqia: Greqia po armatoset për të na bërë presion

Përleshje e dhunshme në një lokal në Vlorë, dy të rinj dërgohen me urgjencë në spital

Përleshje e dhunshme në një lokal në Vlorë, dy të rinj dërgohen me urgjencë në spital

“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”, Egli mbyllet në tualet dhe shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”, Egli mbyllet në tualet dhe shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Presidenti Donald Trump urdhëron dëbimin e rreth 700 fëmijëve guatamalanë, Gjykata pezullon vendimin
Bota

Presidenti Donald Trump urdhëron dëbimin e rreth 700 fëmijëve guatamalanë, Gjykata pezullon vendimin

by mirseda
09:52 | 01/09/2025
0

Një tjetër vendim i administratës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump është pezulluar nga gjykatat vendase. Kësaj...

Ilir Meta: Dhimitër Anagnosti, trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit

Ilir Meta: Dhimitër Anagnosti, trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit

09:45 | 01/09/2025
SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri dhe Kosovë

SHBA planifikon forcimin e infrastrukturës ushtarake në Shqipëri dhe Kosovë

09:33 | 01/09/2025
Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit

Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit

08:16 | 01/09/2025
Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

Policia e Shtetit hap aplikimet për 402 funksione në Patrullën e Përgjithshme

08:14 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com