Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

9 muaj ago
in Bota
Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

Rusia dhe Ukraina e kanë nisur këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia, duke i këmbyer qindra ushtarë dhe civilë në një proces që pritet të vazhdojë gjatë fundjavës, thanë të premten zyrtarët e të dyja vendeve.

“Po i kthejmë njerëzit tanë në shtëpi. Pjesa e parë e marrëveshjes për këmbimin 1.000 personave për 1.000 persona, është zbatuar” tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në Telegram.

Zelensky tha se janë këmbyer 390 persona nga secila palë dhe se shkëmbimi pritet të vazhdojë më 24 dhe 25 maj. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në këtë numër përfshiheshin 270 robër lufte dhe 120 civilë.

Ministria ruse deklaroi se 120 rusët që po kthehen në Rusi përfshijnë edhe banorë të rajonit të Kurskut, të cilin Ukraina e kishte pushtuar në gushtin e kaluar. Këmbimi i 1.000 personave nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Ukraina dhe Rusia sapo kishin përfunduar një shkëmbim të madh të burgosurish.

“Një shkëmbim i madh i të burgosurve sapo ka përfunduar midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të hyjë në fuqi së shpejti”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të premten. Të enjten, Zelensky tha se marrëveshja për një këmbim të burgosurish “1.000 për 1.000” ishte “ndoshta rezultati i vetëm real” i një takimi 90-minutësh në Stamboll më 16 maj.

Ai ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë për paqe midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë që nga fillimi i pushtimit të potë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Zelensky tha se palët kishin këmbyer lista të të burgosurve që mund të përfshiheshin në marrëveshje. Rusia nuk i ka pranuar thirrjet nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për një armëpushim 30-ditor dhe nuk është caktuar asnjë takim i ri. Rusia dhe Ukraina kanë kryer disa shkëmbime të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit.

TË LIDHURA

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Next Post
Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren

“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren

Policia me ‘dorë të hekurt’/ Shkelje të rregullave të qarkullimit, gjobiten mbi 5600 shoferë në Elbasan

Policia me ‘dorë të hekurt’/ Shkelje të rregullave të qarkullimit, gjobiten mbi 5600 shoferë në Elbasan







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

by mirseda
19:14 | 12/02/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se opozita i dha sot mundësinë...

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

17:54 | 12/02/2026
Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com