Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Horoscope

“Lulëzojnë” surprizat në Maj, Meri Shehu zbulon shenjën më me fat të muajit

4 javë ago
in Horoscope
“Lulëzojnë” surprizat në Maj, Meri Shehu zbulon shenjën më me fat të muajit

Fillimi i muajit nënkupton që në emisionin “Rudina” vjen astrologia Meri Shehu për të bërë renditjen e shenjave. Sipas parashikimit të saj, maji është me lajme të mira, data të rëndësishme që do të ndikojnë bukur në jetën e shenjave dhe ngjarje pozitive. Për secilën prej tyre, astrologia ka edhe një këshillë në parashikimin e saj.

Meri Shehu: Muaji i luleve dhe besoj që edhe ne do ta shijojmë me dy eklipse shumë të fuqishme, një në Akrep dhe një në Binjak. Ky muaj na surprizon me futjen e Saturnit në Dash, do të shohim një ndryshim të madh kozmik në mënyrën sesi do të ndikojë ky planet në një shenjë si Dashi. Data 10 futet Mërkuri në Dem, data 12 është shumë e mirë sepse është hëna e plotë në Akrep, data 14-15 janë nga ditët më erotike sepse Afërdita bën një lidhje shumë të bukur, mesi i majit do të jetë shumë romantik, data 24 me futjen e Saturnit në Dash dhe data 26 me hënën e re në Binjak.

12 Peshorja

Shumë planetë janë në Dash: Mërkuri, Afërdita, Neptuni dhe Saturni që do të përballen me Peshoren. Peshorja do të kalojë nga sfida në sfidë, por do të kenë edhe bashkëpunime shumë të rëndësishme. Shumë Peshore lajmërojnë për bashkëpunime të fuqishme me kushte të rëndësishme në afate kohore të mëdha sepse Saturni ua vë këtë tendencë. Saturni tregon lidhje shumëëvjeçare dhe përgjegjësi. Ndonjëherë gjërat e fuqishme vijnë për njerëz të fuqishëm.

11. Gaforrja

Do të kenë planetët në shtëpinë e 10-të, por duke qenë se Saturni futet në shtëpnë e 10-të të tyre, kjo do të thotë që kemi një hijezim të errët në këtë ndikim kaq energjik të shumë planetëve në Dash. Gaforret aty ku kanë shpengimin, fluturimin, zjarrin e pakontrolluar, futet Saturni si një polic që u thotë ‘ndal’ dhe duhet të shohin diçka me kujdes. Do të tkurren pak në ecurinë e tyre.

10. Bricjapi

Do të marrin ndikimin e hënës së plotë në Akrep, por do të jenë në katërkëndësh me gjithë planetët në Dash, janë shenjat kardinale që duhet të kenë shumë kujdes këtë periudhë dhe do të përjetojnë tendencën e Saturnit në çështjet familjare. Dikush do u vërë detyrime familjare, do të marrin përgjegjësi për jetën familjare, të afërm të familjes ose do të bëjnë një biznes që do shumë përkushtim dhe do të mbyllen në këtë detyrim të tyre dhe pranverën e verën do ta kalojnë nën ndikimin e Saturnit. Kemi bashkëjetesa, flirte sepse Afërdita dhe Mërkuri janë në Dash dhe sot lidhet bukur me Jupiterin në Binjak. Sot ishte një ditë e mrekullueshme për lajme, takime dhe blerje mjetesh komunikimi, por edhe për të planifikuar udhëtime dhe ide shumë të zgjuara.

9. Virgjëresha

Do të kemi hënën e re në datën 26 në Binjak dhe atëherë do të çlirohen me punët apo një dritare të re në punë. Deri në atë datë do të merreni me gjërat që keni në duar. Hëna e plotë në Akrep është shumë e mirë. Do të mbyllni një projekt dhe do të jeni gati për të tjera. Tregon një lloj plotësimi ose nostalgjie për diçka që merr fund dhe do të prisni datën 26 për fillime të reja. Çështjet ekonomike janë ato që do të futen në rendin më të madh, me shumë shpenzime por pas datës 24 duhet të vini një qëllim në to sepse hyn Saturni te paratë që ju detyohen apo detyroheni.

10. Peshqit

Çlirohen pak nga Saturni pas datës 24 dhe do të pyesin veten nëse janë vërtet të lirë. Do të marrin një lajm të mirë pas datës 24. Do të merren me çështjet ekonomike, udhëtim dhe kontakt me jashtë në datën 12. Në datën 26 do të fillojë një rutinë e re për Peshqit, një ndryshim shtëpie, vendi, ambienti.

7. Demi

Janë të fuqishëm dhe për ta vijnë edhe lajmet e rëndësishme sepse hëna e plotë është përballë shenjës së tyre dhe dielli është në Dem. Diellit takohet me Uranin rreth datës 12-13 dhe do të shohim një ndryshim shumë të madh. Hëna e plotë në datën 12 ku merr pjesë edhe Urani afër diellit, do të sjellë ndryshime në jetën personale, bashkëpunime, martesa. Me Mërkurin në datën 10 në shenjën e tyre do të bëhet një nga shenjat më komunikative dhe këmbëngulëse. Pas datës 10, jo çdo gjë do të ecë me ritme të shpejta dhe interesat, bashkëpunimet do të jenë kryesisht materiale.

6. Akrepi

Do të përjetojnë hënën e plotë në shenjën e tyre, shumë të bukur, pranverore, romantizëm. Shumë planetë në Dash tregojnë punë, iniciativa, investime. Pas datës 24, çështjet e punës futen nën një kontroll më të ashpër dhe kërkojnë kushte. Shumë Akrepë që nuk kanë pasur një punë stabël ose me rregulla siç i kanë dashur, pas datës 24 fillon kjo tendencë dhe do të shohim çfarë do të arrijnë.

5. Luani

Janë në një periudhë shumë të rëndësishme, është një ditë shumë e bukur për të kontaktuar, udhëtuar, për lajme të mira. Hëna e plotë në Akrep do t’i ndikojë shumë në çështjet familjare dhe futja e Mërkurit në Dem i ndikon në karrierë. Do të bëhen më materialistë, jo më kaq të zhurmshëm dhe do të duan gjëra konkrete. Do të kenë shumë takime pune pas datës 10. Udhëtime, kontakte, njohje pune të reja do të kenë me hënën e re në datën 26.

4. Ujori

Hëna e plotë në Akrep do të jetë shumë e rëndëisshme në lidhje me çështjet e karrierës. Karriera dhe familja janë aspektet më të rëndësishme në këtë periudhë. Shumë planetë në Dash tregojnë që do të jenë vigjilentë në ide e kontakte. Futja e Saturnit në Dash tregon që do të marrin frenat në duar do të vënë qëllime afatgjata dhe ky muaj pranveror për ta është dimër qëllimesh, duan të bëhen më seriozë nga sa kanë qenë. Mund të marrin vendime fejesash, martesash dhe kërkojnë marrëdhënie afatgjata.

3. Shigjetari

Shumë planetë në Dash tregojnë që po e shijojnë, nuk do të kenë fare përtesë për të shpenzuar flirtuar apo rrezikuar. Pas datës 24 futet Saturni dhe u vë një pengesë serioze dhe qëllime. Do të bëhen më të përmbajtur, më të matur dhe do t’u përkushtohen gjërave që kanë më shumë gjërave që kanë vlerë në sytë e tyre. Do të marrin vendime fejesash e martesash, do t’i përkushtohen më shumë një marrëdhënieje, një pune, një situate ku nuk merrnin përgjegjësi. Edhe kontaktet me jashtë, çështjet ligjore apo vendimet për fëmijët janë të rëndësishme.

2. Binjakët

Sot ishte një ditë shumë e mirë sepse Mërkuri në Dash bën një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në shenjën e tyre. Lajme, ide, kontakte, udhëtime, propozime çfarëdo që kërkojnë mund ta gjejnë, gjërat që s’kanë mundur t’i thonë le t’i propozojnë sepse ka tendencë pozitive. Do të kenë hënën e re në shenjën e tyre pas datë 26 dhe shumë ndryshime të vrullshme fillojnë në atë periudhë. Shumë planetë në Dash janë përkrahje ekonomike, njohje, jetë sociale, dalje, hyrje, argëtime. Hëna e plotë në Akrep tregon që duhet të kenë kujdes me punën, të plotësojnë dëshirat, të mos bëhen shumë emocionalë dhe të kenë përgjegjësi në përfundimin e fillimin e një pune.

1.Dashi

4 planetë në Dash, do të shtohet edhe Saturni dhe bëjnë një ndikim energjie shumë të fuqishëm. Iniciativa, dalje përpara, ndryshim jete. Kujdes me ekonominë në datën 12 sepse hëna e plotë në Akrep tregon pasiguritë ekonomike. Mund të emocionohen më shumë për pasiguritë që kanë pasur, nuk i përmbyllin siç duhet kërkesat ekonomike. Pas datës 10, fillojnë komunikimet e mira për çështjet ekonomike sepse hyn Mërkuri në Dem.

TË LIDHURA

Horoskopi 19 Mars 2024
Horoscope

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024
Horoscope

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Prill 2025

22:22 | 17/04/2025
Horoskopi ditor për nesër, e Premte 11 Prill 2025
Horoscope

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Prill 2025

22:22 | 16/04/2025
Next Post
Ndryshime në qarkullim për ‘Giro d’Italia’ në Shqipëri

Ndryshime në qarkullim për ‘Giro d’Italia’ në Shqipëri

Polici në gjendje të rëndë, përplaset nga shoferi i dehur

Polici në gjendje të rëndë, përplaset nga shoferi i dehur

Ledri zbulon raportin me Xhensilën: Kemi shumë kimi!

Ledri zbulon raportin me Xhensilën: Kemi shumë kimi!

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com