Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Lufta speciale antikombëtare e Shqiptaro-Titistëve të kuq Jugosllavë

8 muaj ago
in Editorial - Opinione
Lufta speciale antikombëtare e Shqiptaro-Titistëve të kuq Jugosllavë

Tema të tilla, sa janë të rënda për t’u shtjelluar e shoshitur, poaqë janë të rrezikshme për vetë jetën e autorit të tyre. Por, për të kaluar në heshtje për çdo gjë që ndien dhe përjeton njeriu ynë intelektual është paksa e pamundshme, sepse, vetë situatat të imponojnë që, sado pak, këtij populli t’ia qartësosh rrugën, të cilën ia mjegullojnë përditë antikombëtarët dhe antishqiptarët titistë dhe argatët e tyre të kamufluar edhe në partitë e dala nga lufta emblematike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe, këta titistë bënë e po bëjnë luftë antikombëtare prej vitit 1944/45, fillimisht kundër Luftës së Drenicës dhe komandantëve të saj shqiptarë, SHABAN PALLUZHA e MEHMET GRADICA, si dhe tash, në Luftën e më të re, kundër UÇK-së dhe kundër Komandantit simbol kombëtar, ADEM JASHARI. Pastaj, atë luftë speciale e shtrinë dhe po e shtrijnë në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, në trojet e pushtuara shqiptare, kudo, duke përzgjedhur kuadrot më antishqiptare dhe më negative ndër “shqiptarët”, sipas recetave “shqiptare” të Titos. “Shqiptaro”-titistët, bënë e po bëjnë luftë speciale antikombëtare në punësim dhe kudo tjetër, në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, dhe, këtë luftë speciale, po e zbatojnë edhe sot në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, sidomos, kundër krahut të bëries së lirisë dhe të bëries së Shqipërisë-SHQIPËRI. Dhe, sot, këtë luftë e kanë shtrirë, po ashtu, në të gjitha ministritë, duke filluar nga e vetëquajtura dhe e ashtuquajtura “Presidenca e Kosovës”, ku janë pozicionuar individë të shumtë me “shkolla të mëdha” dhe me tituj të lartë “shkencorë”, të cilët nuk di kush cilave kabinete a kafene i kanë kryer e bërë ato grada të mëdha “shkollore” e “shkencore”. Kjo luftë speciale antikombëtare, duke u thirrur në diploma e tituj “shkencorë”, që shtrihet në të gjitha institucionet e Kosovës, ku e ka pushtetin LDK-ja dhe partitë elite të saj, po luhet pa pengesa, prandaj, shihet ‘ashiqare’ se hilet dhe korrupsioni i organizuar “shtetëror” nuk kanë të ndalur, sepse, plaçkitësit zyrtarë – plaçkisin me çelësat që u janë besuar, në mënyrë fare të organizuar, duke gjetur, madje, edhe alibi e “arsyetime” për pasurinë e plaçkitur të shqiptarëve. Dhe, e keqja është se askush, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, nuk e gjurmoi prejardhjen e pasurisë së kësaj kaste antikombëtare dhe antishqiptare, gjithsesi, si dhe nuk u morën hapa konkretë për konfiskimin e asaj pasurie që është krijuar në kurriz të shqiptarëve, dhe, sot, po përdoret, po ashtu, në kurriz të tyre, kundër shqiptarëve dhe kundër jetësimit historik e përfundimtar të shtetit shqiptar në trojet e veta Etnike… Kjo është vetëm një pjesë e luftës speciale antikombëtare të titistëve të kuq “shqiptarë”, e cila po përpiqet të zbatohet pa pikë turpi në SHPK, në TMK, nëpër Ministri e institucione tjera shoqërore e private, të krijuara nga kjo kastë antikombëtare e titistëve të përbetuar antishqiptar, duke u thirrur gjithnjë në dofarë ligjesh që vlejnë vetëm për të tjerët, të cilat i sajojnë “shqiptaro”titistët. Sot, në saje të kësaj lufte të ftohtë speciale kundër shqiptarëve, pakënaqësia e shqiptarëve ndaj këtyre kastave antikombëtare dhe antishqiptare po shihet edhe në prag të zgjedhjeve të sivjetshme, ku, njeriu normal mund të bindet pa farë hezitimi, se pakënaqësia e qytetarëve shqiptarë të Kosovës është në kulmin e hidhërimit, që mund të shpërthejë shumë paparashikueshëm. Kudo që të kalosh, rrugëve, mund të shohësh pano e reklama zgjedhore të shqyera me urrejtjen më të madhe, sepse, tradhtarët “shqiptaro”-titistë, ende po e luajnë lojën e mashtrimit kundër qytetarëve shqiptarë të Kosovës dhe jashtë saj, votat e të cilëve i shfrytëzojnë për të qëndruar në pushtetin që ua ka lënë e përpiqet t’ua lërë në dorë antishqiptaria përreth, e shtrirë brenda dhe jashtë vendit…
Maksima e luftës speciale e antikombëtarëve titistë, se: “Ti nuk duhet të mendosh, se ka kush mendon për ty, nuk duhet të veprosh dhe nuk duhet të keshë asnjë post shoqëror, etj.” është plotësisht antinjerëzore, antihumane dhe antishoqërore e antikombëtare. Ata veprojnë gjithnjë me hile e sipas kësaj maksime, sepse, frikësohen, por, edhe e dinë grurë të kuq se të tjerët mund të bëjnë e do të bëjnë më tepër për Kombin e Atdheun Shqiptar, dhe, pastaj, atyre, do t’u humbasë nami e nishani, do t’u humbasë emri dhe mbiemri në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve. Prandaj, motoja e tyre, se “Të tjerët nuk mund të bëjnë sa ata(!)” është plotësisht në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës, me të gjitha rregullat njerëzore e kombëtare të njerëzimit, të njerëzores njerëzore. Jo vetëm këtu qëndron thelbi i të keqes së shqiptaro-titistëve dhe antishqiptarëve më të mëdhenj në historinë tonë të re. Pra, lufta e tyre speciale, që po zhvillohet në të gjitha fushat e jetës shoqërore, është luftë plotësisht antikombëtare dhe është gjëja më e shëmtuar që po ndodh edhe në këtë kohë antishqiptare të përmasave të çmendisë ndërkombëtare, të cilave përmasa antishqiptare po u paraprijnë titistët “shqiptarë”…
Kjo luftë speciale antikombëtare e titistëve mbështetet në mashtrim, shantazhim, hile, dredhi, shpifje dhe propagandë të trilluar, kundër të gjithë atyre që nuk përkrahun luftën e tyre speciale antikombëtare dhe antiatdhetare, që po bëhet vazhdimisht kundër shqiptarëve…
Por, lufta e tyre speciale ka shtrirje edhe më të gjerë sesa mendohet në shikim të parë. Kjo luftë ka për qëllim përdhosjen e gjithçkaje shqiptare, pikërisht, përdhosjen e moralit të familjes shqiptare dhe ka për bazë shkatërrimin e saj nga brenda, si dhe zhbërien e saj me metoda speciale të veprimit të fshehtë dhe të hapët, me anë të njerëzve, të shtypit, të TV, Internetit, etj. Dhe, shtrohet pyetja: Kush i stimulon këto dukuri të shëmtuara antikombëtare dhe antishqiptare?(!) Kush ua jep dorën nga jashtë dhe nga brenda vendit?(!) Kush shantazhon popullin që e udhëheq?!… Populli ynë e thotë edhe një urti të mrekullueshme : “Mos ia jep shtagën të keqit, se, pastaj, vaj halli!”… E, këtu, atij më të keqit, iu dha shtaga!…
Titistët “shqiptarë”, edhe në këtë kohë, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, kanë pas vetes një ushtri të tërë shpifësish e denigruesish dhe prej shpifjeve e trillimeve të tyre të koordinuara mund të mos e njohë njeriu fare veten e tij, por, ja, që ka, falë nënë natyrës, mendje të tillë që e njohin vetveten në çdo situatë e rrethanë të kundërt me veten e tyre shqiptare. Dhe, në situata të tilla, nuk qon peshë fare as lufta e tyre shumë speciale në dëm të Atdheut e Kombit Shqiptar.
Po ashtu, titistët “shqiptarë”, bënë e po bëjnë krime të organizuara antikombëtare, në çdo fushë të jetës shoqërore të shqiptarëve, dhe, luftën e bëjnë në arsim (në të gjitha nivelet), sepse, kudo në botë krijohen kuadro për të krijuar e aftësuar kuadro të reja dhe jo për të torturuar bashkëkombasit e vet, duke i “masakruar” me metodat më barbare dhe më çnjerëzore të trajtimit antihuman dhe antinjerëzor, në të gjitha nivelet e shkollimit. Këto metoda antikombëtare dhe antishqiptare i kanë përsosur shqiptarshkiet në pushtetin antishqiptar të Titos, si dhe tash, së voni, të kryekriminelit Milosheviq. Prandaj, edhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së, po ashtu, titistët “shqiptarë”, po sillen pamëshirshëm me mjetet financiare të këtij populli dhe me gjithçka shqiptare, duke shpërdorur pozitat e trashëguara nga Titoja, duke i keqpërdorur e keqmenaxhuar ato në kurriz të popullit shqiptar, sikur të ishin pronë e tyre e patundshme, duke harruar përherë faktin se pasuria shoqërore është e të gjithëve njësoj dhe duhet të përdoret e shfrytëzohet për interesa jetike kombëtare e shoqërore, e, jo për interesa të ngushta grupore e klanore, siç veprojnë paturpësisht “shqiptaro”-titistët LDK-istë antikombëtarë me të ardhurat kombëtare të shqiptarëve. Dhe, këto e shumë të këqija që nuk i zumë ngoje këtu, për fat të keq, vazhdojnë, edhe tetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, në të gjitha poret e shoqërisë shqiptare. Edhe çka duhet tjetër të ndodhë për ta kuptuar ky popull se edhe tetë vjetë pas luftës së UÇK-së, “shqiptaro”-titistët antikombëtarë po jetojnë pa brenga dhe në shtëpi u mungon vetëm qumësht zogu, ndërkaq, vuajnë për një kafshatë buke familjet e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, familjet e Dëshmorëve të Kombit dhe familjet e luftëtarëve tjerë të lirisë së këtij populli dhe të Shqipërisë-SHQIPËRI. Vuajnë shqiptarët, dhe, nuk vuajnë aspak “shqiptarët”. Kjo situatë është dëshmia më e mirë se lufta speciale antikombëtare e titistëve po vazhdon me të madhe, në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, duke filluar nga shëndetësia, punësimi, trajtimi qëllimkeq i qytetarëve nëpër administratat komunale, regjistrimi i nxënësve në shkolla përkatëse si dhe i studentëve në fakultete të ndryshme, e gjetkë, ku ushtrohet segregacion i plotë në baza partiake, ku prin LDK-ja dhe partitë (sat)elite të saj.
Dhe, atë luftë speciale e mbështesin, vazhdimisht, duke u thirrur në dofarë “diploma” e tituj të lartë “shkencorë”, të cilat u kanë shërbyer dhe u shërbejnë për t’i uzurpuar vendet e punës në rrafshin kombëtar shqiptar, fareklanërisht, të cilat, në përqindjen mbi 90% nuk e arsyetojnë veten e tyre. Por, kjo nuk ka fare rëndësi ! Është me rëndësi të uzurpohen vendet e punës dhe pozitat shoqërore, për kënaqësi fare persaonale e kulimoklanore! (Sic !)…
Lufta speciale e “shqiptaro”-titistëve antikombëtarë kundër UÇK-së nuk pushoi për asnjë çast dhe në asnjë fushë. Kur e themi këtë, kemi parasysh gjithë atë që ndodhi e po ndodh pas luftës simbol shqiptar të UÇK-së. Të gjitha të këqijat i bënin dhe i bëjnë “shqiptaro”-titistët, dhe, i mveshën UÇK-së dhe prijësve të vërtetë të saj. Mbindërtojnë, plaçkisin dhe uzurpojnë udbashët “shqiptaro”-titistë, dhe gjithçka i mveshet UÇK-së. Askush nuk pyet pse dhe nga e kanë gjithë këtë pasuri “shqiptaro”-titistët antikombëtarë, por, dalin dhe shpifin si në një kor kundër lufëtarëve të lirisë dhe kundër kërkimtarëve të bëries së Kombit e Atdheut Shqiptar Një: nga u erdhi kjo pasuri lirimtarëve shqiptarë?(!)
Lufta speciale e “shqiptaro”-titistëve antikombëtarë vazhdon në Presidencë, në Kuvendin e Kosovës, në Parlament, në të gjitha ministritë dhe në të gjithë resorët, në SHPK, në Gjykata dhe gjetkë, kundër vlerave të luftës lirimtare të UÇK-së dhe kundër njerëzve më eminentë të saj, në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve.
Ka edhe shumçka për t’u thënë këtu, kundër luftës speciale antikombëtare të titistëve dhe të udbashëve “shqiptaro”-titistë me kompetenca të përjetshme federative jugosllave, antikombëtare dhe antishqiptare për çdo kohë. Dhe, kjo luftë speciale e shqiptaro-titistëve të kuq jugosllavë ka vetëm një emër: Tradhti kombëtare.

TË LIDHURA

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Next Post
Çfarë ndodhi? Pas 2 ndeshjeve të luajtura jep dorëheqjen trajneri i Kukësit Ilir Spahiu

Çfarë ndodhi? Pas 2 ndeshjeve të luajtura jep dorëheqjen trajneri i Kukësit Ilir Spahiu

Drejtoria e burgjeve jep njoftimin, si do funksionojë kjo alternativë e vuajtjes së dënimit

Drejtoria e burgjeve jep njoftimin, si do funksionojë kjo alternativë e vuajtjes së dënimit

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 10 Gusht 2024

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Prifti bie nga çatia e kishës në Korçë, dërgohet në spital
Kultura

Prifti bie nga çatia e kishës në Korçë, dërgohet në spital

by mirseda
11:53 | 19/05/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një prift ka rënë aksidentalisht nga çatia e...

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

11:27 | 19/05/2025
Berisha pyetet nëse ka folur me LaCivita-n pas humbjes, çfarë thotë kreu i PD-së

Berisha pyetet nëse ka folur me LaCivita-n pas humbjes, çfarë thotë kreu i PD-së

10:54 | 19/05/2025
Fundoset anija me emigrantë në Angli/ Ndërron jetë një person, shpëtohen 60 të tjerë

Fundoset anija me emigrantë në Angli/ Ndërron jetë një person, shpëtohen 60 të tjerë

10:52 | 19/05/2025
Ali Ahmeti uron Ramën: Të ra barra të anëtarësosh Shqipërinë në Europë, do të mbështesim

Ali Ahmeti uron Ramën: Të ra barra të anëtarësosh Shqipërinë në Europë, do të mbështesim

10:34 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com