Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lufta Izrael-Iran, Spahiu: Konflikt që mund të sjellë fundin e regjimit të Ajatollahëve

7 muaj ago
in Bota, Politikë
Lufta Izrael-Iran, Spahiu: Konflikt që mund të sjellë fundin e regjimit të Ajatollahëve

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu deklaroi se regjimi iranian është drejt rrëzimit si investuesi kryesor i Hamasit në Gaza, Hezbollahut në Liban dhe Huthëve në Jemen. Në një analizë gjeopolitike në një studio televizive, Spahiu theksoi se lufta e nisur mes Izraelit dhe Iranit nuk është një konflikt i izoluar, por një përplasje me prapavijë strategjike dhe ekonomike, që mund të ndryshojë ekuilibrat rajonalë dhe globalë.

Sipas tij, nëse konflikti përshkallëzohet, mund të shkaktohet një valë e madhe emigracioni nga Irani me rreth 15 milionë persona që mund të dynden drejt Europës, duke krijuar pasoja të rënda sociale dhe ekonomike për kontinentin.

Spahiu nënvizoi se ndërhyrja e Vladimir Putin në këtë krizë shihet më shumë si një përpjekje për të forcuar pozitat e tij në negociatat për Ukrainën, sesa një mbështetje reale për aleatin iranian.

Ai theksoi se konflikti aktual është i lidhur edhe me ambiciet bërthamore të Iranit dhe me strategjinë perëndimore për të shkatërruar rrjetin financiar dhe ushtarak të regjimit të Ajatollahëve, të cilët janë mbështetësit kryesorë të grupeve të armatosura anti-perëndimore në rajon.

Spahiu paralajmëroi se regjimi i Ali Khameneit është i brishtë dhe i pambrojtur ndaj një revolte të mundshme të brendshme. Ai theksoi se Irani, ndonëse duket një shtet i fuqishëm, është një vend multietnik dhe i përçarë, me shumë grupe të gatshme t’i kundërvihen regjimit aktual në rast të përshkallëzimit të krizës.

Sipas tij, ekziston një opozitë e organizuar brenda dhe jashtë vendit, e mbështetur nga diaspora iraniane, e cila mund të aktivizohet në çdo moment për të çuar drejt një lëvizjeje civile dhe ndoshta një konflikti të brendshëm.

Spahiu tha se gjendja shëndetësore dhe mosha e lartë e liderit suprem Ali Khamenei, si dhe mungesa e një trashëgimtari të qartë, janë elementë që përshpejtojnë procesin e dobësimit të regjimit. Ai e cilësoi këtë fazë si fillimi i fundit për regjimin iranian.

“Nuk përjashtohet që situata në Iran të ngjajë me atë në Siri, ku konflikti i brendshëm solli destabilizim të madh dhe ndërhyrje të huaja. Numërimi mbrapsht për regjimin në Teheran ka filluar”, përfundoi Spahiu.

TË LIDHURA

Lavrov nxjerr bllof Trumpin: Rusia nuk ka lidhje me Groenlandën!
Bota

Lavrov nxjerr bllof Trumpin: Rusia nuk ka lidhje me Groenlandën!

14:30 | 20/01/2026
Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike
Aktualitet

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike

13:55 | 20/01/2026
“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit
Politikë

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

13:36 | 20/01/2026
Next Post
Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

Gjiko lirohet nga akuza për dhunim e armëmbajtje pa leje

Gjiko lirohet nga akuza për dhunim e armëmbajtje pa leje

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Lavrov nxjerr bllof Trumpin: Rusia nuk ka lidhje me Groenlandën!
Bota

Lavrov nxjerr bllof Trumpin: Rusia nuk ka lidhje me Groenlandën!

by mirseda
14:30 | 20/01/2026
0

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka larguar pak vëmendjen nga Forumi Ekonomik Botëror që po...

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike

13:55 | 20/01/2026
“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

13:36 | 20/01/2026
Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

13:28 | 20/01/2026
Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

13:22 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com