Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lufta e përgjakshme në Lindjen e Mesme, pacientët dhe stafi largohen nga spitali më i madh i Gazës

1 vit ago
in Bota, Kryesore
Lufta e përgjakshme në Lindjen e Mesme, pacientët dhe stafi largohen nga spitali më i madh i Gazës

Pacientët, stafi dhe personat e zhvendosur janë larguar më 18 nëntor nga spitali më i madh në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Në spital kanë mbetur vetëm pak pjesëtarë të stafit të cilët po përkujdesen për pacientët që nuk mund të evakuohen për shkak se janë në gjendje të rëndë, përderisa forcat izraelite morën kontrollin e ndërtesës së spitalit më herët gjatë javës.

Ushtria izraelite po kryen kontrolle në spitalin Shifa, me synim që të gjejë dëshmi për një qendër komanduese të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që pretendon se gjendet nën ndërtesën e spitalit. Hamasi dhe stafi i spitalit kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Të shtunën, ushtria izraelite tha se i është kërkuar nga drejtori i spitalit për të ndihmuar në ofrimin e një rruge të sigurt për personat që duan të largohen nga spitali.

Ushtria tha se nuk ka urdhëruar asnjë evakuim, por se personeli mjekësor po lejohet që të qëndrojë në spital për t’u kujdesur për pacientët që nuk mund të largohen.

Por, Medhat Abbas, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Gaza, tha se ushtria izraelite kishte urdhëruar që ndërtesa të pastrohej, duke i dhënë afat prej një orësh spitalit që të largojë njerëzit.

Më vonë, mjeku i spitalit Shifa, Ahmed Mokhallalati, shkroi në rrjetet sociale se afër 120 pacientë vazhdojnë të jenë në spital për shkak të pamundësisë për t’u larguar, përfshirë disa që janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe bebe të lindura para kohe. Ai tha se pesë mjekë po përkujdesen për ta.

Ende nuk është e qartë se ku kanë shkuar personat që janë larguar nga spitalin, përderisa 25 spitale në Gazë janë jashtë funksionit për shkak të mungesës së karburanteve, dëmeve të pësuara dhe problemeve të tjera. Sipas autoriteteve ndërkombëtare të shëndetësisë, vetëm 11 spitale janë pjesërisht operacionale.

Izraeli ka thënë se spitalet në veri të Gazës janë shënjestër kyçe e operacionit të tij tokësor, që synon të shkatërrojë Hamasin.

Trupat izraelite kanë rrethuar disa spitale, ndërkaq disa të tjera kanë dalë jashtë funksionit për shkak të mungesës së furnizimeve dhe rrymës.

Lufta, që tani gjendet në javën e shtatë, u nxit pas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit në jug të Izraelit, kur sulmuesit e këtij grupi vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen 240 të tjerë.

Mbi 11.400 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, dy të tretat gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Në shifrat për viktimat, të prezantuara nga autoritetet palestineze, nuk bëhet dallimi mes luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra sulmues të Hamasit./REL

TË LIDHURA

Tërmet në Rumani, dridhjet u ndjenë në Moldavi dhe Ukrainë
Bota

Tërmet në Rumani, dridhjet u ndjenë në Moldavi dhe Ukrainë

11:22 | 12/05/2025
Presidenti i KiE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bashkohen me BE-në para të tjerëve
Bota

Presidenti i KiE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bashkohen me BE-në para të tjerëve

10:48 | 12/05/2025
Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës
Kryesore

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës

08:51 | 12/05/2025
Next Post
Pas masës së sigurisë nga SPAK, Ilir Beqaj dorëhiqet nga SASPAC

Pas masës së sigurisë nga SPAK, Ilir Beqaj dorëhiqet nga SASPAC

Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 50-vjeçari

Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 50-vjeçari

Nikolla urdhër për rrethimin e Kuvendit nga Garda, Bardhi nxjerr foton: Nuk ka asnjë polic që të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin e saj

Nikolla urdhër për rrethimin e Kuvendit nga Garda, Bardhi nxjerr foton: Nuk ka asnjë polic që të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin e saj

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

PS-ja fiton edhe Skraparin
Politikë

PS-ja fiton edhe Skraparin

by mirseda
12:40 | 12/05/2025
0

Përfundon numërimi i votave të subjekteve politike në KZAZ 69, Skrapar. Rezultati pas numërimit të 23 kutive:...

Del rezultati i votimit elektronik. PS fiton Vorën, Gonxhja më i votuari

Del rezultati i votimit elektronik. PS fiton Vorën, Gonxhja më i votuari

12:07 | 12/05/2025
Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM

Përfundon numërimi në Has, fiton PD-ASHM

11:59 | 12/05/2025
PS-ja dominon Durrësin me mbi 51%

PS-ja dominon Durrësin me mbi 51%

11:55 | 12/05/2025
Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Mauthausen të Austrisë

Presidentja Osmani vizitë zyrtare në Mauthausen të Austrisë

11:51 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com