I përfolur më shumë për jetën jashtë fushe sesa për futbollin, lojtari që ka luajtur për disa ekipe të mëdha, Radjan Nainggolan nuk ka hezituar të kujtojë gabimet në të shkuarën.
“Isha gjithmonë jashtë, ishte nata e hip-hopit. Ishte nata ime, s’kishte limite. Të premten mezi çohesha në stërvitje, të shtunën luanim. Të martën dilja për të kërcyer, të mërkurën rrija në playstation, të dielën pushoja, të hënën shkonim në grumbullim, të martën luanim Champions”.
Nainggolan rrëfeu edhe një ngjarje nga periudha kur ishte te Roma, nën urdhrat e Spalletti-t:
“Ishim në dhomën e Totti-t, unë, Pjanic dhe Manolas, duke luajtur bixhoz deri pas mesnate. Kur dolëm, Spalletti ishte i shtrirë në korridor, duke fjetur. Kur u përpoqëm të kalonim pa zhurmë, u zgjua dhe na tha: ‘Ku dreqin po shkoni?!’. Të nesërmen, la në stol Totti-n dhe Pjanic-in”.
Një tjetër rrëfim tronditës ishte ai për varësinë ndaj bixhozit:
“Në kazino humba 200 mijë euro në një natë. Nuk ishte për para, por për adrenalinë. Pastaj prisja rrogën e muajit tjetër për të rikuperuar. Kam vënë bast edhe në faqe të paligjshme.
Nainggolan foli edhe për arrestimin në janar për lidhje të dyshuara me trafikun e drogës:
“Jam kundër drogës, por më përshkruan si Escobar. Kisha një shoqëri me Nasr-Eddine Sekkaki, vëllai i një trafikanti të njohur, por komunikimi ynë ishte për borxhe personale, jo për drogë. Nuk jam përgjegjës për jetën e tij”, tha ai duke sqaruar pozicionin e vet.