Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Mes të tjerash, Rama pohoi se kryeministri dhe ministrat e tij, analizat e qeverisjes në këto 4 vite duhet t’i bënin bashkë me LSI-në dhe jo, sipas tij, me eufori të njëanshme.
Mësohet nga BalkanWeb, se Rama teksa bëri një vlerësim për situatën aktuale dhe shkarkimin e 4 ministrave nga shefi i qeverisë, pak kohë më parë, pohoi se Bledi Çuçi, nuk duhej hequr nga posti i ministrit për Pushtetin Vendor.
“Retorika patetike e PPSH-së së 1989-ës nuk na ndihmon për Shqipërinë Europiane. Analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë së bashku, jo me eufori dhe njëanshmëri. Për LSI-në ministri më i suksesshëm Blendi Çuçi, që drejtoi reformën administrative nuk duhej shkarkuar. Ne socialistët që mbajmë mend Libofshën nuk mund t’ia lëmë kauzën e zgjedhjeve të lira çadrës së Saliut. Zgjedhjet e lira e pluraliste, kauza jonë e madhe”, tha Luan Rama.