Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Lojtarë të pezulluar dhe të tjerë të dëmtuar, Elbasani kërkon ringjalljen në Laç

11 muaj ago
in Sport
Lojtarë të pezulluar dhe të tjerë të dëmtuar, Elbasani kërkon ringjalljen në Laç

Elbasani po përpiqet ta lërë pas humbjen turpëruese kundër Dinamos, e cila njëkohësisht erdhi pas katër barazimesh radhazi.

Bëhet fjalë për një minikrizë që po kalojnë verdheblutë, pasi nga 15 pikë të mundshme kanë marrë vetëm katër, duke humbur ndjeshëm terren me kreun, edhe pse nga zona e “Final 4” është vetëm një pikë larg. Për këtë arsye, edhe presidenca nuk nxitoi të marrë masa në mbledhjen që bënë pas disfatës ndaj bluve, duke shpresuar që e hëna e kësaj jave të ketë qenë thjesht një mbrëmje e keqe dhe për t’u harruar. Për këtë arsye, tani të gjitha forcat janë hedhur në përballjen e së dielës kundër Laçit në transfertë.

Fitorja e fundit e Elbasanit këtë sezon ka ndodhur para gjashtë javësh dhe kanë mundur pikërisht Bylisin në transfertë. Një duel që u vendos nga një gol i Arsen Lleshit në pjesën e dytë. Një situatë që e vë Elbasanin nën presion për të kërkuar fitoren dhe vetëm tri pikët mund të rikthejnë qetësinë. Mirëpo, humbja me Dinamon ka lënë nga ana tjetër edhe pasoja për ndeshjen me kurbinasit. Thuhet kështu, pasi tekniku Roberto Bordin nuk do të ketë të gatshëm dy titullarë për arsye kartonësh.

Bëhet fjalë për mesfushorin Ardit Hila, që u ndëshkua me të kuq dhe mbrojtësin Bledar Lila, që ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe do t’i duhet të bëjë një javë stop. Nga ana tjetër, në klub po kryqëzojnë gishtat që të rikthehen sa më parë nga dëmtimet Arsen Kasa me Emiljano Mustën, pa harruar as Bruno Telushin. Gjasat janë të vogla gjithsesi, duke bërë që sërish Bordin të jetë i privuar nga mungesat edhe në këtë ndeshje.

MERAKU PËR OFENSIVËN Duke lënë mënjanë paraqitjen me Dinamon, ku asgjë nuk shkoi si duhet, Elbasani ka pasur gjithnjë siguri në prapavijë. Meraku ka qenë gjithnjë sulmi dhe golat që vijnë nga ky repart. Edhe pse Bordin është përpjekur që të bëjë shpesh lëvizje në këtë repart, ku vetëm Ze Gomesh ka pasur vendin e sigurt të titullarit, sërish nuk ia ka dalë të gjejë çelësin e suksesit, për të zhbllokuar lojtarët e këtij reparti.

Dy sulmuesit e tjerë që kanë bërë “pykën” si Blaise Tsage dhe Amarildo Gjoni, nuk kanë provuar ende shijen e golit. Vetëm Arsen Lleshi është zhbllokuar me ato pak minuta që ka luajtur dhe fitorja e fundit mban pikërisht firmën e tij me rrjetën e realizuar në Ballsh. Me pak fjalë, meraku i trajnerit dhe vetë Elbasanit përpara ndeshjes me Laçin, është mënyra sesi do të shkojnë te goli, në një kohë që sulmuesit nuk po i japin zgjidhje këtij ngërçi.

TË LIDHURA

“S’provokova askënd me shqiponjën”, “heroi” shqiptar në Serbi: “Shkruajtëm historinë bashkë”
Sport

“S’provokova askënd me shqiponjën”, “heroi” shqiptar në Serbi: “Shkruajtëm historinë bashkë”

20:43 | 15/10/2025
Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli
Sport

Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

18:28 | 15/10/2025
Rekord me kombëtaren, Hysaj: Mos u dorëzo kurrë, ëndrrat bëhen realitet
Sport

Rekord me kombëtaren, Hysaj: Mos u dorëzo kurrë, ëndrrat bëhen realitet

18:25 | 15/10/2025
Next Post
Akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-gruan, 4 vite e 8 muaj burg ish-avokatit

Akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-gruan, 4 vite e 8 muaj burg ish-avokatit

Shfaqet gripi i stinës në Shqipëri, Bino: Izolohen rastet e para

Shfaqet gripi i stinës në Shqipëri, Bino: Izolohen rastet e para

Meta flet sërish nga qelia: Në burg kam pyetur vetëm nëse kishte palestër, sepse po stërvitem në kushte të vështira

Meta flet sërish nga qelia: Në burg kam pyetur vetëm nëse kishte palestër, sepse po stërvitem në kushte të vështira







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje/ SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak
Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje/ SPAK dërgon për gjykim policin bashkiak

by mirseda
12:02 | 16/10/2025
0

SPAK dërgon për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion për një ndërtim pa leje Prokuroria e...

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri

11:30 | 16/10/2025
kryebashkiaku i Prishtinës:Transport falas për veteranët e UÇK-së që do protestojnë nesër në Tiranë

kryebashkiaku i Prishtinës:Transport falas për veteranët e UÇK-së që do protestojnë nesër në Tiranë

11:00 | 16/10/2025
Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD  për mocion me debat për programin qeverisës

Me 73 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës

10:57 | 16/10/2025
“Opozita nuk na mban dot peng”, Balla paralajmëron zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Balla-opozitës:I sillni vetë të cunguara se sdoni debat! Nuk pranoj asgjë që kundërshton rregulloren

10:45 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com