Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

35 minuta ago
in Bota
Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij slloven në Berlin, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Orbán ishte paraqitur në Kremlin “pa një mandat europian.”

Merz tha se nuk ishte i befasuar nga veprimet e Orbán-it, pasi kjo nuk ishte hera e parë që ai vepronte në mënyrë autonome, por dyshonte se lideri hungarez do të ndihmonte në ndalimin e luftës në Ukrainë.

Sipas Merz-it, Orbán “ka idetë e tij për mënyrën se si të përfundojë kjo luftë. Deri tani, ato nuk janë realizuar.”

Kancelari gjerman shtoi se kishte dyshime nëse Orbán “do të jetë më i suksesshëm këtë herë sesa herën e kaluar.”

Sjellim ndërmend se Orbán e vizitoi për herë të fundit Moskën në korrik 2024, duke e paraqitur veten sikur të ishte në një “mision paqeje.”

Kryeministri slloven Robert Golob gjithashtu u pajtua me Merz-in, duke thënë se shpresonte që vizita e Orbán “të mos shkaktojë ndonjë dëm të madh.”

“Ne nuk presim asnjë përfitim apo avantazh nga kjo vizitë,” tha Golob, citon Politico.eu.

Gjatë takimit me Putin-in, Orbán tha se Budapesti do të ishte i gatshëm të priste një samit mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të diskutuar një plan paqeje në Ukrainë.

“Hungaria është e interesuar për paqen… Hungaria është e gatshme të presë bisedime të tilla dhe të ofrojë ndihmë për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi,” i tha Orbán presidentit rus gjatë takimit.

Putin nga ana tjetër e falënderoi liderin hungarez, duke shtuar se ideja për ta konsideruar Hungarinë si një vend të mundshëm për një takim kishte ardhur nga vetë Washington-i.

“Ishte propozimi i Donald Trump. Ai tha menjëherë: ‘Ne të dy kemi marrëdhënie të mira me Hungarinë, ti ke, edhe unë, prandaj po propozoj këtë opsion,’” tha Putin sipas The Guardian.

Presidenti rus shtoi se do të ishte “i kënaqur” të vinte në Budapest në rast se “negociatat me SHBA-të do të çonin në këtë.”

Takimi i së premtes shënon herën e dytë që Orbán takohet me Putin-in në Moskë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në fillim të vitit 2022. Takimi i korrikut të vitit 2024, gjatë periudhës kur Hungaria mbante presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Europian, i befasoi liderët e BE-së.

Liderët europianë, përfshirë ish-kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, e dënuan udhëtimin. Kallas tani është shefja e politikës së jashtme të BE-së.

“Ai po shfrytëzon pozicionin e presidencës së BE-së për të mbjellë konfuzion,” tha Kallas në atë kohë. Më vonë, Orbán e bllokoi zgjatjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe mbështetjen financiare për Ukrainën, të cilat kërkojnë mbështetje unanime nga vendet anëtare.

TË LIDHURA

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare
Bota

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person
Bota

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE
Bota

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Next Post
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025

TË FUNDIT

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare
Bota

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

by mirseda
20:01 | 28/11/2025
0

Agjencitë shtetërore të lajmeve raportuan se Roskomnadzor, organi mbikëqyrës i komunikimeve në Rusi, ka kërcënuar të bllokojë...

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

Liderët europianë ironizojnë takimin Orbán-Putin: Do ketë “sukses” si herën e kaluar!

19:31 | 28/11/2025
Tirana Today

© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com

© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com