Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Kosova/ Pikë të arta, fitojnë Gjilani dhe Ballkani

6 muaj ago
in Sport
Kosova/ Pikë të arta, fitojnë Gjilani dhe Ballkani

Gjilani arriti fitoren e parë këtë edicion në AlbiMall Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Prishtinën, në derbin e javës së tretë, të zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan, me rezultat 3:1.

Skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar dy gola të hershëm me anë të Edi Bashës (4’) dhe Senad Jaroviq nga penalltia (11’). Në pjesën e dytë, Prishtina ngushtoi epërsinë me golin e Blend Baftiut (65’), por kapiteni Armend Thaqi (91’) vulosi fitoren e merituar të gjilanasve. Pas kësaj fitoreje, Gjilani ka katër pikë nga tri ndeshje, ndërsa Prishtina mbetet në kuotën e gjashtë pikëve.

Drenica gjithashtu shënoi fitoren e parë pas rikthimit në elitë, duke e mposhtur Prishtinën e Re, në stadiumin “Bajram Aliu”, me rezultat minimal 1:0. Golin vendimtar e realizoi Kreshnik Uka, në minutën e 77-të. Për Prishtinën e Re kjo ishte humbja e dytë rresht, pas asaj ndaj Ferizajt në javën e kaluar.

Dukagjini e vazhdoi me formë të mirë, duke marrë fitoren e dytë rresht. Klubi nga Klina triumfoi si mysafir ndaj Malishevës, në stadiumin “Liman Gegaj”, me rezultat 1:0, falë golit të shënuar nga Altin Merlaku (63’). Malisheva mbetet pa fitore në këtë edicion, me dy barazime dhe një humbje.

Ndërkohë, Ballkani, pas dy barazimeve, regjistroi fitoren e parë këtë edicion duke e mposhtur Ferizajn, në udhëtim me rezultat 3:1. Marsel Ismajlgeci (13’) kaloi suharekasit në epërsi, ndërsa Kastriot Selmani (35’) barazoi për vendasit. Megjithatë, në minutat shtesë, Ballkani tregoi forcën duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Valentin Serebes (90’) dhe (90’+7’). Pas javës së tretë, Prishtina, Dukagjini dhe Ferizaj kryesojnë me nga gjashtë pikë, ndërsa Ballkani tani renditet i katërti me pesë pikë. Ndeshja përmbyllëse e javës së 3-të zhvillohet nesër në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërmjet Llapit dhe Dritës.

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Next Post
Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV

Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV

Trump u kërkon kompanive farmaceutike të publikojnë rezultatet e ilaçeve kundër Covid-19

Trump u kërkon kompanive farmaceutike të publikojnë rezultatet e ilaçeve kundër Covid-19

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te "Rrugorja" e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com