Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina përdor IA për të manipuluar opinionin publik global

1 muaj ago
in Bota
Kina përdor IA për të manipuluar opinionin publik global

Qeveria kineze po përdor kompanitë e saj të teknologjisë për të ndërtuar një sistem të sofistikuar propagande të bazuar në inteligjencën artificiale, me synim formësimin e opinionit publik në vende të ndryshme të botës.

Dokumente të siguruara nga studiues të pavarur dhe vlerësime të inteligjencës amerikane tregojnë se këto përpjekje po bëhen gjithnjë e më agresive dhe të mirëorganizuara.

Një nga kompanitë më aktive në këtë fushë është GoLaxy, e cila ka zhvilluar një sistem të quajtur “Smart Propaganda System”, i njohur ndryshe si GoPro.
Ky sistem përdor inteligjencën artificiale për të analizuar reagimet publike në kohë reale dhe për të prodhuar përmbajtje propagandistike të personalizuar, duke shpërndarë mesazhe që shmangin zbulimin nga algoritmet e rrjeteve sociale.

Dokumentet e brendshme tregojnë se GoLaxy ka qenë e angazhuar në fushata ndikimi në Hong Kong dhe Tajvan, dhe ka mbledhur të dhëna për qindra politikanë dhe figura publike amerikane, përfshirë më shumë se 100 anëtarë të Kongresit të SHBA-ve.

Në fokus kanë qenë edhe mbi 2 mijë personalitete të tjera të jetës politike dhe mediatike në Amerikë.

Qëllimi i këtij operacioni është krijimi i një propagande më të sofistikuar, që ngjan me përmbajtje autentike të krijuar nga përdorues realë, duke forcuar narrativat pro-qeveritare kineze dhe duke ndikuar qëndrimet ndërkombëtare mbi çështje si Tajvani, Covid-19 dhe politika e jashtme kineze.

Ndërkohë që GoLaxy prezantohet si një kompani e pavarur, dokumentet tregojnë lidhje të ngushta me Akademinë Kineze të Shkencave dhe agjenci të sigurisë kombëtare kineze.

Kjo hedh dritë mbi një bashkëpunim të ngushtë midis shtetit dhe sektorit të teknologjisë në Kinë për qëllime strategjike.

Ekspertët e teknologjisë dhe sigurisë paralajmërojnë se ky është një shembull i qartë i militarizimit të inteligjencës artificiale në fushën e informacionit.

Sipas tyre, në mungesë të një përgjigjeje të koordinuar nga Perëndimi, rreziku që propaganda e automatizuar të ndikojë proceset demokratike në vendet e tjera është real dhe në rritje.

Ndërkohë, SHBA-të kanë reduktuar përpjekjet e saj për të luftuar operacionet e huaja të ndikimit, çka e bën situatën edhe më shqetësuese në sytë e zyrtarëve të inteligjencës amerikane.

TË LIDHURA

Putini nuk ndryshon qasje dhe larg një armëpushimi, BE dhe G7 vendosin për më shumë sanksione kundër Rusisë
Bota

Putini nuk ndryshon qasje dhe larg një armëpushimi, BE dhe G7 vendosin për më shumë sanksione kundër Rusisë

21:55 | 12/09/2025
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, ajo inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, ajo inkurajon Hamasin

20:18 | 12/09/2025
SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit
Bota

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

17:00 | 12/09/2025
Next Post
Arrihet marrëveshja për takimin Trump-Putin,

Arrihet marrëveshja për takimin Trump-Putin,

Dhu*oi nënën që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

Dhu*oi nënën që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar

Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Putini nuk ndryshon qasje dhe larg një armëpushimi, BE dhe G7 vendosin për më shumë sanksione kundër Rusisë
Bota

Putini nuk ndryshon qasje dhe larg një armëpushimi, BE dhe G7 vendosin për më shumë sanksione kundër Rusisë

by mirseda
21:55 | 12/09/2025
0

Komisioneri Valdis Dombrovskis përfaqësoi BE-në në takimin e ministrave të financave të G7-ës për të diskutuar opsionet...

Zyra e BE-së i druhet një situate kritike në Kosovë, marrëveshje me KFOR për asistencë në rast evakuimi

Zyra e BE-së i druhet një situate kritike në Kosovë, marrëveshje me KFOR për asistencë në rast evakuimi

21:34 | 12/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025
SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, reagon Vjosa Osmani: Keqardhje dhe shqetësim i thellë

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, reagon Vjosa Osmani: Keqardhje dhe shqetësim i thellë

20:38 | 12/09/2025
Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

20:35 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com