Kompanitë kryesore ajrore të Kinës kanë marrë vendim të ndalojnë fluturimet mbi Rusinë në udhëtimet drejt SHBA-së.
Ky vendim ka ardhur në shenjë proteste ndaj propozimit të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar fluturimet e tyre mbi Rusinë.
Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Transportit ka thënë se rrugët më të shkurtra që përdorin aeroplanët kinez, i avantazhojnë padrejtësisht ndaj konkurrentëve të tyre amerikane.
“Mundësia për të përdorur rrugën më efikase ofron një avantazh konkurrues sepse zakonisht rezulton në kohëzgjatjen më të shkurtër të fluturimit, duke ofruar kështu një mundësi më tërheqëse për udhëtarët.”-ka thënë DAT.
Linjat ajrore amerikane dhe shumë të tjera europiane janë detyruar të fluturojnë drejt Rusisë që nga viti 2022, për shkak se Kremlini i pengoi të përdorin hapësirën ajrore të saj në hakmarrje të sanksioneve perëndimore. Gjë që erdhi si pasojë e pushtimit të plotë të Ukrainës.
Air China, China Eastern dhe China Southern dhe tre transportues të tjerë kinezë kanë shprehur ankesa, në përgjigje të ndalimit të hapësirës ajrore ruse të propozuar nga SHBA-të.
China Southern paralajmëroi gjithashtu se ndalimi i hapësirës ajrore ruse do të ndikonte drejtëprdrejtë në mijëra udhëtarë, ndërsa Air China vlerësoi se të paktën 4,400 pasagjerë do të prekeshin nëse ndalimi vendoset gjatë sezonit të Falënderimeve dhe Krishtlindjeve.