Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

KFOR përfundon hetimin për rrëmbimin e 3 policëve: Nuk dihet se ku kanë qenë

2 vjet ago
in Rajoni
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe.

‘Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit’, thuhet në komunikatën e KFOR-it, dërguar mediave.

Autoritetet e Kosovës pretendojnë se policët janë arrestuar brenda territorit të vendit, ndërsa ato në Serbi thonë se ata kanë qenë ‘thellë’ në territorin e tyre, kur janë arrestuar.

KFOR-i u bëri thirrje të dyja palëve që t’i respektojnë marrëveshjet dhe procedurat e bashkëpunimit me këtë mision, si dhe të përmbahen nga ‘retorika provokuese’.

‘Ua rikujtojmë të dyja palëve përgjegjësitë sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike ndërmjet Serbisë dhe KFOR-it, si dhe procedurat për koordinim ndërmjet Policisë së Kosovës – përfshirë policinë kufitare – dhe KFOR-it’.

‘Po ashtu, ua rikujtojmë të gjitha palëve se vendosja e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it’, thuhet në komunikatën e misionit paqeruajtës.

KFOR-i kërkoi, po ashtu, nga Kosova dhe Serbia që ‘të shmangin çdo veprim të njëanshëm, që mund t’i përshkallëzojë tensionet në zonë’.

‘KFOR-i i mirëpret të gjitha përpjekjet e komunitetit diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës’, thekson misioni i NATO-s, i cili është përgjegjës për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës.

Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë – qytet në jug të Serbisë – dha të premten urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tre policëve të arrestuar të Kosovës dhe u shqiptoi atyre masë paraburgimi prej 30 ditësh.

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Autoritetet në Kosovë shprehën shqetësim për, siç thanë, ‘kushtet çnjerëzore’ në të cilat mbahen policët.

Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, tha për Radion Evropa e Lirë se në, bazë të informatave që ka, policët ‘po mbahen pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor’.

REL-i kontaktoi dy avokatë që përfaqësojnë policët kosovarë, por ata nuk pranuan të flasin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si ‘rrëmbim’ arrestimin e tre policëve.

Sipas Policisë së Kosovës, ata u arrestuan në lokacionin Tresave/Bare, që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës. Ndërsa në Beograd thanë se policët u arrestuan ‘në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në fshatin Gnjillica, në afërsi të Rashkës’.

Incidenti ndodhi në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – si pasojë e hyrjes së kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave atje, të cilat shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe.

Ata hynë me ndihmën e Policisë së Kosovës – gjë që shkaktoi protesta të komunitetit serb, të cilat vazhdojnë për më shumë se dy javë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.

Bashkësia ndërkombëtare bëri përgjegjëse Kosovën për situatën në veri dhe kërkoi prej saj që ta shtensionojë atë. /REL

TË LIDHURA

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës
Rajoni

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike
Rajoni

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Rajoni

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Next Post
Me flamuj kuqezi, mblidhen qindra qytetarë para kryeministrisë: Rama të mbështesë qeverinë Kurti pa kushte

Me flamuj kuqezi, mblidhen qindra qytetarë para kryeministrisë: Rama të mbështesë qeverinë Kurti pa kushte

Dhuna ndaj gazetarëve në Leposaviq, reagon ambasada amerikane në Prishtinë

Dhuna ndaj gazetarëve në Leposaviq, reagon ambasada amerikane në Prishtinë

Deklarata e KFOR për kapjen e 3 policëve nga forcat serbe, kabineti i Kurtit reagon me ironi

Deklarata e KFOR për kapjen e 3 policëve nga forcat serbe, kabineti i Kurtit reagon me ironi

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Shkeli lejen e miratuar, e pëson ndërtuesi në Fier, Prokuroria e çon për gjykim
Aktualitet

Shkeli lejen e miratuar, e pëson ndërtuesi në Fier, Prokuroria e çon për gjykim

by mirseda
09:41 | 23/09/2025
0

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një ndërtues, i cili akuzohet se ka shkelur lejen e...

Ishte arrestuar për dhunë në familje, ndërron jetë në QSUT e burgosura

Ishte arrestuar për dhunë në familje, ndërron jetë në QSUT e burgosura

09:33 | 23/09/2025
Aeroporti i Kopenhagenit mbyllet nga prania e dronëve në hapësirën e tij ajrore, të paktën 20 fluturime u vonuan ose u devijuan

Aeroporti i Kopenhagenit mbyllet nga prania e dronëve në hapësirën e tij ajrore, të paktën 20 fluturime u vonuan ose u devijuan

09:27 | 23/09/2025
Linnemanni dhe Basi, thirrje për rregulla më të rrepta për kompensimin financiar për qytetarin

Linnemanni dhe Basi, thirrje për rregulla më të rrepta për kompensimin financiar për qytetarin

09:22 | 23/09/2025
“Topi i Artë” 2025, francezi nuk do të ndalet: Tani dua edhe Botërorin

“Topi i Artë” 2025, francezi nuk do të ndalet: Tani dua edhe Botërorin

09:18 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com