Kanadaja ka vendosur të vendosë tarifa 25% për të gjitha automjetet e importuara nga Shtetet e Bashkuara, si një përgjigje ndaj tarifave të vendosura nga Presidenti Donald Trump një ditë më parë.
Kryeministri kanadez, Mark Carney, njoftoi se tarifat do të aplikohet për automjetet që nuk janë në përputhje me CUSMA, marrëveshjen e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut.
Carney theksoi se këto tarifa nuk do të ndikojnë në pjesët e makinave, duke theksuar rëndësinë e sistemit të integruar të prodhimit që ndihmon përfitimet e dy palëve.