Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kalimi nga Serbia është kthyer në rrezik për shqiptarët e Kosovës: ‘Hera e fundit, shumë keq’

2 vjet ago
in Rajoni
Kalimi nga Serbia është kthyer në rrezik për shqiptarët e Kosovës: ‘Hera e fundit, shumë keq’

Protestat e serbëve në veri kanë bërë që të rritet rreziku për sigurinë e qytetarëve të Kosovës që zgjedhin Serbinë të kalojnë nëpër të. Bashkatdhetarët kanë rrëfyer për keqtrajtimet që u janë bërë, e disa të tjerë edhe janë arrestuar, meqë siç u është thënë “u ka rënë shorti”. Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje që të shmanget Serbia në udhëtimet e tyre

Luan Kelmendi, më vendbanim në Gjermani, ka vendosur që në Kosovë të mos vijë më asnjëherë nëpërmjet Serbisë, shkruan Koha ditore. Keqtrajtimi i autoriteteve serbe, rrugës dhe në kufi, sipas tij, asnjëherë nuk ka qenë më brutal sesa herën e fundit kur erdhi në Kosovë, 10 ditë më parë.

“Udhëtoj gati qe 7-8 vjet çdo muaj, çdo dy javë. Ama hera e fundit ka qenë shumë, shumë, shumë keq”, ka thënë bashkatdhetari Luan Kelmendi.

Thotë se është detyruar të paguajë mito, por me këtë nuk u ka shpëtuar pritjeve të gjata dhe fyerjeve.

“M’i mori dokumentet kur hyra në Serbi dhe kur më ktheu që të tek kamionët; m’i dha dokumentet prapë dhe më shau në gjuhën e vet. Të reagosh kur të shajnë dhe nuk mund t’i durosh, atëherë lind konflikt me ta. Të arrestojnë, të keqtrajtojnë, aty është problemi. Plus t’i nuk ke shans të hysh në Serbi pa dhënë para. Ajo është e pamundur”, ka thënë Kelmendi.

Veç keqtrajtimeve, ditëve të fundit Policia kufitare e Serbisë kreu edhe arrestime të qytetarëve kosovarë. Një nga ta, i njohur për redaksinë, u arrestua me arsyetimin se i ka rënë shorti.

Për shkak të tensionimit të situatës në veri, ku prej dy javësh serbët po mbajnë protesta, nga Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë kanë bërë thirrje që bashkatdhetarët të shmangin Serbinë, duke përmendur edhe arrestimet.

Mirëpo, nga kjo ministri e as nga Zyra e Kryeministrit nuk dhanë shifra se sa qytetarë kosovarë janë arrestuar gjatë kalimit nëpër Serbi.

E nga organizata për diasporën “Germin” kanë kërkuar që institucionet dhe ambasadat të bëjnë më tepër në informimin e qytetarëve për t’i evituar problemet gjatë udhëtimit nëpër Serbi.

“Në këtë drejtim ndoshta duhet të punohet edhe me mekanizma e institucione ndërkombëtare të cilat janë në Serbi siç është OSBE-ja apo organizatat e ndryshme Transparency International dhe organizata që e monitorojnë punën e institucioneve e atjeshme të sigurisë dhe rendit. Ndërkohë thirrja për bashkatdhetarët tanë është që të shmangin kalimin përmes Serbisë, jo vetëm për shkak të tensioneve, por për shkak të trajtimit çnjerëzor që u bëhet në shumicën e rasteve”, ka thënë Lirim Krasniqi nga organizata “Germin.

Sipas të dhënave të Policisë, nga 22 maji deri më 5 qershor, nëpër pikat kufitare me Serbinë kanë hyrë në Kosovë rreth 125 mijë qytetarë.

TË LIDHURA

Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD
Rajoni

Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

11:15 | 12/11/2025
Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi
Rajoni

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi

20:34 | 08/11/2025
Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar
Rajoni

Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar

14:58 | 08/11/2025
Next Post
Sërish shoqe të ngushta! Einxhel surprizohet nga Beniada

Sërish shoqe të ngushta! Einxhel surprizohet nga Beniada

Merr flakë automjeti në Tiranë

Merr flakë automjeti në Tiranë

Lajm i mirë! Transplanti i veshkës, së shpejti do të kryhen edhe në spitalet publike

Lajm i mirë! Transplanti i veshkës, së shpejti do të kryhen edhe në spitalet publike







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë
Showbizz

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë

by mirseda
22:44 | 12/11/2025
0

Elhaida Dani po sjell një projekt të ri, një mini-album me pesë këngë që mban emrin “Pasqyra...

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

21:58 | 12/11/2025
Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com