Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kakavijë,po nxirrnin nga Shqipëria shuma të mëdha parash dhe dokumenta false,2 të arrestuar

8 muaj ago
in Rajoni
Kakavijë,po nxirrnin nga Shqipëria shuma të mëdha parash dhe dokumenta false,2 të arrestuar

Dy persona janë arrestuar më pikën kufitare të Kakavijës, pasi i janë gjetur në autobus rreth 74 mijë euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara

Dy persona janë arrestuar më pikën kufitare të Kakavijës, pasi i janë gjetur në autobus rreth 74 mijë euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara.

Sipas policisë, mësohet se më pranga kanë përfunduar drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë turistike (Andi Lami dhe Kreshnik Gjini), ndërsa nën hetim është drejtuesi tjetër i autobusit i identifikuar si Artur Gjata.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i agjencisë së udhëtimit Jorgo Komata, i cili ishte pritësi i shumës së parave.
Blutë bëjnë me dije se shuma e parave u gjet e fshehur në autobus, 3 zarfe brenda të cilave kishte 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti të shtetit francez, leje për qëndrim në Greqi dhe në Gjermani).

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme që kryejnë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore, kanë goditur në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër dhe me autoritetet doganore, një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe një rast të falsifikimit të dokumenteve.

Në dalje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusi i një agjencie udhëtimi, që drejtohej nga shtetasi A. L.. Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur dhe qenin e Policisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në autobus, 3 zarfe brenda të cilave kishte 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti të shtetit francez, leje për qëndrim në Greqi dhe në Gjermani).

Shuma e parave, dokumentet false dhe 4 celularë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i autobusit, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

-K. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i agjencisë së udhëtimit dhe dërguesi i dokumenteve false, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, të kryera në bashkëpunim;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 57 vjeç, banues në Dimal, shoferi tjetër i autobusit, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, pronari i agjencisë së udhëtimit dhe pritësi i shumës së parave, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet proceduarale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

TË LIDHURA

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Next Post
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Gazment Bardhi fajëson PS-në për humbjen në 11 maj

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Gazment Bardhi fajëson PS-në për humbjen në 11 maj

Bayern Munich prezanton Jonathan Tah, i merr kapitenin Leverkusenit

Bayern Munich prezanton Jonathan Tah, i merr kapitenin Leverkusenit

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Zv.Sekretarit të Shtetit: Punojmë vetëm me ata që…

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Zv.Sekretarit të Shtetit: Punojmë vetëm me ata që…







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2
Aktualitet

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2

by mirseda
09:14 | 19/01/2026
0

Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për...

SHBA-të mund të ofrojnë azil për hebrenjtë britanikë, sipas administratës Trump

SHBA-të mund të ofrojnë azil për hebrenjtë britanikë, sipas administratës Trump

09:12 | 19/01/2026
Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”

09:11 | 19/01/2026
Izraeli vijon sulmet në Gaza, plagosen civilë në shkelje të armëpushimit

Izraeli vijon sulmet në Gaza, plagosen civilë në shkelje të armëpushimit

09:10 | 19/01/2026
Rritja e miliarderëve në botë, Oxfam paralajmëron: Në prag të një hendeku pasurie dhe pushteti

Rritja e miliarderëve në botë, Oxfam paralajmëron: Në prag të një hendeku pasurie dhe pushteti

09:07 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com