Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një kumunikimi live nga zyra e tij, tha se kryeministri Edi Rama ka shkelur Kodin Zgjedhor me premtimet elektorale, dhe shpërndarjen e bonuseve apo ndërhyrjet te pagat.
Berisha tha se Rama me këto veprime ka zgjuar revoltën popullore.
“Kodi elektoral po shkelet në këtë fushatë më shumë se kurrë dhe më haptazi se kurrë. Edi Rama armik i votës së lirë të shqiptarëve po përdor në këtë fushatë si kurrë në 32 vite në memorien time, qindra e qindra miliona euro për të blerë vota me to, haptas, publikisht. Shpërndan bonuse, ndërhyn në rroga, kjo s’ka ndodhur kurrë. Merr certifikatë nga KQZ-ja e tij që sipas të cilës vota në zgjedhjet lokale s’qenka votë.
Ndaj s’ka rëndësi se si veprohet. Asfalti elektoral ka plasur në të gjitha anët. Shet mafioz, ky narkoshtet po shkelmon nen për nen kartën e Kopenhagen, Kodin e Venecias apo dhe të Shqipërisë. Ajo që konstatoj unë, i them Edi Ramës; po kryen krime monstruoze elektoral, për të cilat do ndëshkohesh. Këto veprime kanë zgjuar një revoltë, këto akte të padrejta, dëshmi të verbra për të grabitur votën, kanë zgjuar një neveri, urrejtje të papërmbajtshme te qytetarët. E them me bindje të plotë se këto përpjekje do të dështojnë. Megakrim elektoral po kryen.”, tha Berisha.