Më 8 Maj 1945 popujt befas nisën një festim ngazëllues, pasi u njoftua që Gjermania naziste u dorëzua pa kushte tek aleatët, duke sjellë fundin e luftës në Evropë. Dita u bë e njohu si “Fitorja e Evropës” dhe shënoi fundin e gjashtë viteve konflikti si dhe humbjen e miliona jetëve. Nëpërmjet këtyre fotove, kthejmë kokën pas se si njerëzit festuan këtë ditë të rëndësishme në disa prej shteteve.
Britani
Kryeministri Winston Churchill bëri komunikimin e tij për botën në Ditën e Fitores.
Transmetimi historik i Ditës së Fitores nga kryeministri Winston Churchill u bë në orën 3 të mëngjesit më 8 maj, në Zyrën e Kabinetit të Luftës. Ajo ishte e njëjta dhomë që Neville Chamberlain kishte njoftuar në vitin 1939 gjendjen e luftës në vend. Mjiëra njerëz hapën radion dhe po dëgjonin komunikimin e tij. Pavarësisht se ishte ai që e çoi vendin drejt fitores Churchill u rrëzua nga posti i tij si kryeministër në korrik të vitit 1945, vetëm dy muaj pas Ditës së Fitores.
SHBA
Njerëzit u grumbulluan në Times Square në New York city, në ditën e fitores. Presidenti i SHBA-ve Harry Truman ia dedikoi festimet e ditës së fitores, Presidentit Franklin D.Roosvelt, cili kishte vdekur vetëm një muaj para se të vinte fitorja e Europës.
Rusi
Parada e Parë e Fitores u mbajt më 24 qershor 1945 dhe u drejtua nga vetë oficeri rus Georgy Konstantinovich Zhukov me një kalë të bardhë. Thuhet se ky nder u rezervua për Stalinin, por cilësia e tij si kalorës ishte aq e keqe saqë ra nga kali i tij gjatë provave dhe vendosi të ndiqte paradën me pjesën tjetër të autoriteteve.
Francë
Në Francë ashtu si edhe në mbarë botën dita e fitores u festua me parada dhe me ceremoni. Ajo ka një rëndësi të madhe për Francezët pasi akti i dorëzimit ushtarak të forcave të armatosura naziste u nënshkrua në Reims më 7 maj 1945.
Australia dhe Zelanda e Re
Titujt e gazetave njoftuan fitoren për Zelandën e Re në mëngjesin e 8 majit, por Ëalter Nash, kryeministri i ngarkuar, nuk pranoi të lejonte festime derisa Ëinston Churchill zyrtarisht njoftoi paqen nga Londra. Kjo nuk ndodhi deri më 9 maj në ora një të mëngjesit, koha e Zelandës së Re, kështu që pjesa më e madhe e Zelandezëve të Re vëzhguan V-E Day më 9 maj, edhe pse kishte disa vallëzime spontane në rrugë. Përgatitjet ishin duke u zhvilluar për disa javë, pjesërisht për t’i mbajtur festimet nën kontroll. Ngjarjet përfshinin fjalime, shërbime falënderimi dhe këndimin e himneve kombëtare të Zelandës së Re, Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik.
Holanda
Kryeministri William Mackenzie King njoftoi “fitoren e fituar me çmim kaq të madh” dhe u kujtoi qytetarëve se lufta kundër Japonisë vazhdon. Holandezi mirënjohës gëlonte ndaj karvanëve kanadezë, duke hedhur lule dhe ndonjëherë falënderonte oficerët në tanke. Njerëzit që ishin shumë të sëmurë për të ecur shpesh u ndihmuan për të dalë dhe për t’u bashkuar në kremtim. Flamujt holandezë dhe shiritat portokalli (për familjen mbretërore të Mbretërisë së Holandës, Shtëpia e Orange-Nassau) u valëvitën nga pothuajse çdo shtëpi.
Belgjikë
Në Belgjikë, ndërtesat e vjetra të Brukselit që kishin dëshmuar kaq shumë histori në një vend të njohur si “udhëkryqi i Evropës” u ndriçuan nga fishekzjarre, reflektime dhe zjarre, pasi mijëra njerëz dolën në rrugë kur lajmi u njoftua në mbrëmjen e 7 majit. Turmat u kthyen të nesërmen, pas shërbimit të falënderimit në kisha. Flamuri i bashkimt “Jack”i Britanisë dhe yjet me shirita të flamurit të Amerikës u bartën së bashku me ngjyrën ezezë, të verdhë dhe të kuqe të Belgjikës.
Shqipëri
Qeveria shqiptare e drejtuar nga Enver Hoxha hyri në Tiranë ku u organizua një paradë e ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe u shpall fitorja e popullit shqiptar ndaj pushtuesve Nazifashistë , tashmë Shqipëria quhej një vend i lirë .Thuajse një vit më vonë më datë 9 nëntor 1945 Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar vendosi që dita zyrtare e çlirimit të festohej më 29 nëntor.