Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Izraeli refuzon lirimin nga burgu të udhëheqësit më të njohur palestinez, Barghouti

6 orë ago
in Bota
Izraeli refuzon lirimin nga burgu të udhëheqësit më të njohur palestinez, Barghouti

Udhëheqësi palestinez më popullor dhe potencialisht unifikues – Marwan Barghouti – nuk është midis të burgosurve që Izraeli synon të lirojë – në këmbim të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, sipas marrëveshjes së re të armëpushimit në Gaza, sipas AP.

Izraeli, gjithashtu ka refuzuar lirimin e të burgosurve të tjerë të profilit të lartë, lirimin e të cilëve Hamasi e ka kërkuar prej kohësh, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë nëse lista prej rreth 250 të burgosurish – e publikuar dje në faqen zyrtare të internetit të qeverisë izraelite – të ishte përfundimtare.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Mousa Abu Marzouk, i tha rrjetit televiziv “Al Jazeera” se grupi ka këmbëngulur në lirimin e Barghouti dhe figurave të tjera të profilit të lartë dhe se ishte në diskutime me ndërmjetës.

Izraeli e sheh Barghouti si një udhëheqës terrorist. Ai po vuan dënime të shumta me burgim të përjetshëm pasi u dënua në vitin 2004 në lidhje me sulmet në Izrael që shkaktuan vdekjen e pesë personave.

Por, disa ekspertë thonë se Izraeli i frikësohet Barghouti për një arsye tjetër.

Si një mbështetës i zgjidhjes me dy shtete edhe pse mbrojti rezistencën e armatosur ndaj pushtimit, Barghouti mund të jetë një figurë e fuqishme për palestinezët.

Disa palestinezë e shohin atë si Nelson Mandela, aktivistin e Afrikës së Jugut, i cili u bë presidenti i parë me ngjyrë i vendit të tij.

Me armëpushimin dhe tërheqjen e trupave izraelite në Gaza që hyri dje në fuqi, Hamasi do të lirojë rreth 20 pengje izraelite të gjalla deri të hënën.

Izraeli do të lirojë rreth 250 palestinezë që vuajnë dënime me burg, si dhe rreth 1 700 persona të kapur nga Gaza – dy vitet e fundit dhe të mbajtur pa akuza.

Lirimet kanë një jehonë të fuqishme në të dyja palët. Izraelitët i shohin të burgosurit si terroristë, disa prej të cilëve të përfshirë në shpërthime vetëvrasëse.

Shumë palestinezë i shohin pengjet e mbajtura nga Izraeli – si të burgosur politikë ose luftëtarë të lirisë që i kanë rezistuar dekadave të pushtimit ushtarak.

Hamasi ka kërkuar prej kohësh lirimin e Barghouti

Në të kaluarën, udhëheqësit e Hamasit kanë kërkuar që Izraeli të lirojë Barghouti, një udhëheqës të rivalit kryesor politik të grupit militant, Fatah, si pjesë e çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza. Por Izraeli ka refuzuar në shkëmbimet e mëparshme.

Izraeli ka frikë se historia mund të përsëritet pasi liroi udhëheqësin e lartë të Hamasit, Yahya Sinwar, në një shkëmbim të vitit 2011.

I burgosuri me dënim të gjatë ishte një nga arkitektët kryesorë të sulmit të 7 tetorit 2023, që ndezi luftën e fundit në Gaza, dhe ai vazhdoi të udhëhiqte grupin militant përpara se të vritej nga forcat izraelite, vitin e kaluar.

Një nga figurat e pakta me konsensus në politikën palestineze, Barghouti, 66 vjeç, shihet gjerësisht si një pasardhës i mundshëm i presidentit Mahmoud Abbas, udhëheqësit të moshuar dhe jopopullor të Autoritetit Palestinez – të njohur ndërkombëtarisht për qeverisjen e zonave të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Sondazhet tregojnë vazhdimisht se Barghouti është udhëheqësi më i popullor palestinez.

Barghouti lindi në fshatin Kobar të Bregut Perëndimor në vitin 1959. Ndërsa studionte histori dhe politikë në Universitetin Bir Zeit, ai ndihmoi në drejtimin e protestave studentore kundër pushtimit izraelit. Ai u shfaq si organizator në kryengritjen e parë palestineze, e cila shpërtheu në dhjetor 1987.

Izraeli përfundimisht e deportoi atë në Jordani. Ai u kthye në Bregun Perëndimor në vitet 1990 – si pjesë e marrëveshjeve të përkohshme të paqes që krijuan Autoritetin Palestinez dhe kishin për qëllim të hapnin rrugën për krijimin e një shteti.

Një figurë unifikuese gjatë gjithë burgosjes së tij

Në vitin 2021, Barghouti regjistroi listën e tij për zgjedhjet parlamentare që më vonë u anuluan. Disa vite më parë, ai udhëhoqi më shumë se 1 500 të burgosur në një grevë urie 40-ditore – për të kërkuar trajtim më të mirë në sistemin e burgjeve izraelite.

Barghouti shihet si një udhëheqës kombëtar i besueshëm, si dikush që mund t’i udhëheqë palestinezët në një mënyrë që Abbasi nuk e ka bërë “, tha Mouin Rabbani, bashkëpunëtor në “Democracy for the Arab World Now” dhe bashkëredaktor i “Jadaliyya”, një revistë online që fokusohet në Lindjen e Mesme.

Barghouti u pa për herë të fundit në gusht, kur ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, postoi një video të vetes duke qortuar Barghouti brenda një burgu, duke thënë se Izraeli do të përballej me këdo që vepronte kundër vendit.

TË LIDHURA

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë
Bota

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Trump viziton Izraelin këtë të hënë, ja axhenda e tij
Bota

Trump viziton Izraelin këtë të hënë, ja axhenda e tij

20:14 | 11/10/2025
Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin
Bota

Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin

19:26 | 11/10/2025
Next Post
Hysaj drejt historisë, arrin rekordin e Lorik Canës

Hysaj drejt historisë, arrin rekordin e Lorik Canës

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

Masakër në Misisipi, 4 të vdekur e 12 të plagosur pas një ndeshjeje shkollore

Masakër në Misisipi, 4 të vdekur e 12 të plagosur pas një ndeshjeje shkollore







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com