Ministria e Sipërmarrjes dhe “Made in Italy” prezantoi një pullé postare te veçantë, pjesë e katalogut “Vlerat Sociale”, e cila do të mbetet një simbol i rendesishem i pasurise kulturore te Italise.
Kjo risi filatelike i eshtë dedikuar Komunitetit Arbëresh të Piana degli Albanesi, një komunitet që, që nga shekulli XV, ka ruajtur me perkushtim traditat dhe gjuhen shaipe, duke krijuar nje lidhje te forte mes kulturës shqiptare dhe asaj italiane. Ky akt përfaqëson një formë respekti per një histori shekullore dhe të pasur, e cila ka kontribuar ndjeshëm në mozaikun kulturor te shtetit italian.
Vinjeta e pullës postare paraqet një detaj të një veshjeje tradicionale folklorike, e cila eshtë një element thelbësor i identitetit të Komunitetit Arbëresh të Piana degli Albanesi. Kjo veshje, simbol i fuqishëm i ruajtjes së traditave dhe i lidhjes nderbrezore, eshte pjesé e koleksionit të Francesca Saltaformaggio, një koleksioniste e pasionuar për trashëgiminë kulturore arbëreshe. Ndërkohë, fotografia eshtë realizuar nga fotografi i njohur Alessandro Ferrantelli.
Permes emetimit te kesaj pulle postare, Ministria e Sipërmarrjes dhe “Made in Italy” synon të mbështesë ruajtjen e këtyre traditave dhe të forcojë lidhjen mes qytetarëve dhe trashëgimisë së pasur kulturore të Italise.
Komuniteti Arbëresh i Piana degli Albanesi është një shembull i qëndrueshmërisë dhe forcës së kulturës dhe identitetit të minoriteteve etnike. Kjo pullë postare është një falënderim për këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe një kujtesë se ruajtja e diversitetit dhe trashëgimisë është një detyrë e përbashkët që duhet kultivuar dhe nderuar jo vetëm sot, por edhe për ata që do të vijnë pas nesh.