Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Institucionale apo prostitucionale?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Ujë në havan

Edmond Tupe

Për çfarë e kam fjalën? Oh, zonja e zonjusha, zotërinj e zotërushë të vendit tim qesharak e qaraman njëherazi, mos bëni sikur nuk kuptoni! E kam fjalën – edhe me shkrim, por edhe me gojë – për zgjedhjet e para një jave, zhvillimi dhe përfundimi i të cilave më lanë një shije fort të keqe. Përse kështu? Sepse i treguam, i provuam dhe i konfirmuam botës se, ndonëse të paraqituara si zgjedhje nën kujdesin dhe patronazhin socialist të institucioneve, zgjedhjet në fjalë ishin, në thelb, prostitucionale, të paktën sipas vlerësimit që kanë bërë disa soiciologe e sociologë jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.

Prostitucionale, sepse, një numër i frikshëm bashkatdhetarësh të mi e shitën votën e tyre, madje e shitën fort lirë. Ca analistë dalluan mes këtyre disa kategori: E para, e cila përfshiu ato e ata që e shitën votën për dy-tre byrekë me gjizë; e dyta, e cila mblodhi ato e ata që e shitën për dy-tre byrekë me spinaq; e treta, e cila grumbulloi ato e ata që e shitën për dy-tre byrekë me fasule; e katërta, e cila grupoi ato e ata që e shitën për dy-tre byrekë me mish. Gjithsesi, ai që i la pa mend e pa gojë analistët në fjalë, qe fakti se të tëra këto kategori u shpërblyen me një bonus fantastik: nga një tas me …ut taze dhe nga gotë me …urrë të freskët për ta larë mutin me shurrë, siç shprehet proverbialisht populli ynë, kështu që, për pasojë e rrjedhojë të pashmangshme, pjesëtaret e pjesëtarët e të katra kategorive të lartpërmendura u regjistruan si rezerviste e rezervistë promocionalë e veçanërisht prostitucionalë për zgjedhjet e ardhshme jo vetëm vendore, por edhe kuvendore.

Nga ana tjetër, interesant është fakti – sipas disa prej analistëve shpotitës – se, duke parë që byrekët e të gjitha llojeve, shijeve dhe formave e rritën çuditërisht tej mase numrin e atyre që votuan për kandidatet e kandidatët e Partisë Socialiste, udhëheqja e shkëlqyer e kësaj të fundit, me sugjerimin e Edit Ramës, paska ndër mend t’i propozojë së shpejti UNESKOS që ta përfshijë byrekun shqiptar në listën e trashëgimisë kulturore botërore, ashtu siç i kishin propozuar para disa vitesh belgët lidhur me patatet e tyre të skuqura. Nëse kjo nismë përfundon me sukses, atëherë Shqipëria do të ngrejë një industri të tërë për prodhimin e byrekëve që do të mund të eksportohen në ato shtete ku shumica parlamentare dhe, për pasojë, qeveria e dalë nga kjo e fundit, duan të mbesin të tilla përjetësisht. Imagjinoni, o lexueset e lexuesit e mi të sotëm, çfarë suksesi marramendës do të ketë byreku elektoral shqiptar qoftë me gjizë, me spinaq, me fasule apo me mish, pa harruar bonusin përmbyllës, në vende e Afrikës subsahariane, ku presidentët apo kryeministrat nuk arrijnë të shqiten nga kolltukët e tyre!

Mirëpo, siç sapo e dëshmoi realiteti zgjedhor i 25 prillit në Republikën e Droguar të Shqipërisë, në këtë pikë është më se e domosdoshme të tregohet pareshtur kujdes i madh sepse byrekët me fasule mund t’i tradhëtojnë ngrënësit e tyre dhe t’i bëjnë lehtësisht të identifikueshëm nga çdokush! Si kështu? Thjesht fare: Fasulet, siç dihet, janë këngëtare me nam të parfumuara falë fendëve e pordhëve të pashmangshme që çlirojnë bujarisht sidomos te bashkatdhetarët e mi, nga vjen në gjuhën shqipe edhe togfjalëshi fort i përdorur “shes pordhë”. Këtë shumëkush e vuri re që të dielën e kaluar e deri më sot ngaqë flegrat e hundës ia pickoi pa mëshirë ajo erë prostitucionalisht e çuditshme që ende pluskon rreth e përqark institucioneve, nën kujdesin dhe patronazhin e të cilave u zhvilluan zgjedhjet në fjalë.

Së fundi, por jo më së paku, byrekët e konsumuar prej të gjitha kategorive të sipërpërmendura moralisht të pastruara, të justifikuara e të ripërtërira nga bonusi përmbyllës, duket se, për shkak të përdorimit të tejzgjatur, rrezikojnë të humbasion germën “y” duke u kthyer nga “byrekë” në “brekë”, të cilat mund t’u bien mbajtëseve dhe mbajtësve të tyre deri te gjunjët, madje edhe më poshtë, çka do t’i diskreditonte në sytë e brezave të vjetër, por edhe të rinj. Për ta shmangur këtë diskreditim në të ardhmen elektor(h)ale të popullit tonë konsumator të zellshëm byrekësh me ose pa “y”, ish-kolegët e miqtë e mi, Françesk Armadhi dhe Namik Arvogli, simpatizantë përherë e më të apasionuar të byrekëve e të brekëve mavi, po bëjnë çmos të takohen, për një bisedë lartësisht intelektu(h)ale, me Edi Ramën, i cili, me sa duken bathët (fjalë kjo me “a”,  jo me “y” në vend të saj), do të mbetet e do të mbretërojë përjetësisht si kryeministër kryekëput kryelartë, madje edhe si shpikës i byrekëve elektoralë me gjizë, spinaq, fasule dhe mish, pa harruar bonusin përmbyllës, çka mund t’i vlejë atij çmimin Nobel të kuzhinës institucionale apo prostitucionale, si t’ua ketë ënda edhe juve, zonja e zonjusha, zotërinj e zotërushë që jeni duke lexuar këto radhë tejet të sinqerta! /panorama.al/

Tags: edit ramaedmond tupepartia socialiste

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
MotoGP/ Mbyllet gara e Herezit,fiton Miller, Banjaja merr kryesimin e Botërorit

MotoGP/ Mbyllet gara e Herezit,fiton Miller, Banjaja merr kryesimin e Botërorit

BE: Miliarda për të dalë nga kriza e koronës

BE: Miliarda për të dalë nga kriza e koronës

E fundit / Tifozët e Mançester Junajtidit pushtojnë fushën për protestë

E fundit / Tifozët e Mançester Junajtidit pushtojnë fushën për protestë







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit
Bota

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit

by mirseda
22:40 | 07/10/2025
0

Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor...

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

21:50 | 07/10/2025
Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

21:07 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com