Ngjarje e rëndë në Itali. Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka përdhunuar dy gra, një 60-vjeçare dhe një 44-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një stacion autobusi në Via Prenstinë, në Romë.
Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është nga Gabmia e Afrikës së Jugut dhe ka leje qëndrimi të vlefshme, pasi i është dhënë mbrojtje ndërkombëtare. Emri i tij nuk është bërë ende i ditur.
“Më kërkoi një cigare, pastaj më tërhoqi zvarrë në një rrugicë pas Via Prenestina dhe më përdhunoi mbi një grumbull mbeturinash”, tha 44-vjeçarja, e cila ra pre e abuzimit seksual. Policia po vijon hetimet.