Elseid Hysaj thyen rekordin. Mbrojtësi është bërë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e Shqipërisë, pasi shkoi në kuotën e 94 ndeshjeve.
Ai nuk ishte titullar në miqësoren ndaj Jordanisë, por u aktivizua nga Sylvinho 13 minuta nga fundi. Hysaj lë mbrapa Canën me 93 ndeshje, duke thyer kështu rekordin.
Pas një Europiani jo dhe aq pozitiv, paraqitjet e 31-vjeçarit kanë ardhur duke u përmirësuar.