Një ditë pasi Donald Trump propozoi një marrëveshje për pengjet, e cila do të shihte lirimin e të 48 personave të rrëmbyer në ditën e parë të armëpushimit, burime të Hamasit deklaruan se “nuk është e mundur të lirohen të gjithë pengjet gjallë dhe të kthehen trupat me një hap në ditën e parë të armëpushimit”.
Në një intervistë me gazetën saudite Asharq Al-Aësat, zyrtarët e Hamasit deklaruan se “ka pengje të vrarë në vende që kërkojnë armëpushim, të cilët po gjenden nën rrënoja ose në vendet ku janë varrosur”.
Ky është “devijimi” i dytë nga organizata palestine e armatosur, e shpallur terroriste, pasi një natë më parë deklaruan se propozimi i fundit i Trump nuk përcaktonte qartë numrin e palestinezëve që do të lirohen, të cilët janë në burgjet izraelite.















