Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Guardiola hedh vështrimin nga titulli i Kupës së Botës

10 muaj ago
in Sport
Guardiola hedh vështrimin nga titulli i Kupës së Botës

Vetëm 24 ditë pas ndeshjes së fundit në Premier League, Manchester City rikthehet në fushë për të nisur sezonin e ri në Botërorin e Klubeve që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të rimarrë titullin që ngriti në 2023.

Presidenti Khaldoon Al Mubarak, shprehet se ky turne nuk është vazhdim i sezonit të kaluar, që përfundoi pa trofe, por nisja e një epoke të re për ekipin e Guardiolës.
City e mbylli sezonin 2024-25 në vendin e tretë, pa fituar asnjë trofe, diçka që nuk kishte ndodhur prej tetë vitesh. Humbja në finalen e FA Cup ndaj Crystal Palace dhe eliminimi i hershëm nga Champions League thelluan zhgënjimin. Për këtë arsye, klubi investoi mbi 100 milionë paund për përforcime, përfshirë mesfushorin holand ez Tijjani Reijnders dhe talentin francez Rayan Cherki.

Gjithashtu, janë kthyer nga dëmtimet Rodri – fitues i Topit të Artë – dhe Oscar Bobb, ndërsa në mbrojtje është shtuar edhe Rayan Ait-Nouri nga Wolves për 31 milionë paund, duke i dhënë City-t një mbrojtës të mirëfilltë në krahun e majtë për herë të parë pas largimit të Mendy-t.

Megjithatw skuadra e mbingarkuar ka sjellw dilema për Guardiolën

Që nga janari, janë afruar edhe emra si Nico Gonzalez, Omar Marmoush, Vitor Reis, Abdukodir Khusanov dhe Claudio Echeverri, duke e çuar në nëntë numrin e afrimeve të reja që prej fillimit të vitit. Por me 34 lojtarë në dispozicion dhe një skuadër të kufizuar prej 27 vetash për turneun, largimet janë të pashmangshme.

Kyle Walker, Kalvin Phillips dhe Jack Grealish nuk janë përfshirë në listë dhe pritet të largohen nëse arrihen marrëveshje. Ndërkohë, mesfushori Bernardo Silva ka konfirmuar qëndrimin dhe ka marrë shitirin e kapitenit.
Guardiola ka bërë ndryshime edhe në stafin teknik, duke sjellë Pep Lijnders, ish-asistent i Klopp te Liverpool, si ndihmës kryesor. Kolo Toure është bashkuar gjithashtu për turneun, duke ndihmuar në stërvitje. Skuadra po përgatitet në Florida dhe atmosferën në stërvitje e karakterizon intensiteti dhe kërkesa për “cilësi dhe shpejtësi”.

Kampionët e botës të vitit 2023 janë favoritë për të mbrojtur titullin. “Kupa e Botës është një mundësi e jashtëzakonshme për të kuptuar se vijmë këtu të gjithë së bashku, për të treguar se kush jemi në mënyrën më të mirë, duke luajtur sportin që duam” – u shpreh Guardiola duke hedhur dorashkën për sfidën e titullit.

TË LIDHURA

Presidenti Duka inauguron tribunën e re në stadiumin e Vorës
Sport

Presidenti Duka inauguron tribunën e re në stadiumin e Vorës

18:36 | 18/04/2026
Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin
Sport

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

15:56 | 18/04/2026
Tri duele pa humbje dhe pa pësuar gol/ Vllaznia, favorite absolute ndaj Vorës
Sport

Tri duele pa humbje dhe pa pësuar gol/ Vllaznia, favorite absolute ndaj Vorës

14:40 | 18/04/2026
Next Post
Furnizonin me karburant mjete lundruese pa kasë fiskale, nën hetim administratori

Furnizonin me karburant mjete lundruese pa kasë fiskale, nën hetim administratori

Gjyqi për “Gërdecin”| Mediu zbulon letrën që kanë dërguar kongresmenët amerikanë

Gjyqi për “Gërdecin”| Mediu zbulon letrën që kanë dërguar kongresmenët amerikanë

Siguria në plazhe – Kumbaro: Zero tolerancë për mjetet ujore të paligjshme

Siguria në plazhe – Kumbaro: Zero tolerancë për mjetet ujore të paligjshme







JU REKOMANDOJMË

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com