Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C

4 muaj ago
in Rajoni
Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C

Greqia ka nënshkruar një kontratë të re të rëndësishme me Francën për blerjen e 16 raketave moderne Exocet MM40 Block 3C, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse dhe ofensive të Marinës së saj.

Marrëveshja u firmos nga Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, dhe homologu i tij francez, Sébastien Lecornu, në kuadër të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Exocet MM40 Block 3C përfaqëson versionin më të ri të raketës franceze kundër anijeve dhe ka hyrë në shërbim në vitin 2023 në Marinën franceze.

Ky model sjell përmirësime të mëdha krahasuar me versionet paraardhëse, si në rrezen e veprimit, precizionin, fleksibilitetin operativ dhe mbrojtjen kundër ndërhyrjeve elektronike.

Kjo armë vlerësohet si një mjet me fuqi të lartë parandaluese, veçanërisht në zonën e ndjeshme të arkipelagut grek dhe Mesdheut Lindor, ku tensionet rajonale shpesh janë të larta.
Aftësi të avancuara teknologjike

Raketa Exocet MM40 Block 3C është e pajisur me një sistem të përparuar drejtimi “koherent” radari aktiv, i cili e bën shumë më rezistente ndaj kundërmasave elektronike.

Ajo mund të dallojë objektivat realë nga karremët dhe të synojë pjesë specifike të anijes kundërshtare, si ura e komandimit apo sistemet e radarit, për të shkaktuar dëme maksimale.

Gjithashtu, raketa është në gjendje të sulmojë objektiva tokësore afër vijës bregdetare, përfshirë baza ushtarake, portet dhe infrastrukturën strategjike, falë udhëzimit të kombinuar GPS dhe sistemit inercial.

Raketa është e gjatë 5.6 metra, peshon 740 kg me kokën e saj luftarake që mban 160 kg eksploziv dhe arrin shpejtësi Subsonike (0.9 Mach), me rreze veprimi deri në 200 km.

Raketat do të integrohen në fregatat më moderne të Greqisë, të klasës FDI HN “Belharra”, por ato gjithashtu mund të lëshohen nga korveta, anije raketore, sisteme bregdetare dhe madje edhe nga avionë Rafale në versionin AM39.

Falë aftësisë për fluturim në lartësi të ulët një deri në dy metra mbi det, raketa shmang zbulimin e hershëm nga radarët armikë, duke i dhënë objektivit kohë minimale për të reaguar.

Për më tepër, Exocet MM40 Block 3C ka mundësi për risulm në rast se goditja e parë dështon.

Me blerjen e këtyre 16 raketave moderne, Greqia jo vetëm rrit fuqinë e saj mbrojtëse, por edhe dërgon një sinjal të qartë te Turqia, pasi gara e armatimit me Ankaranë vijon pavarësisht qetësisë aktuale./

TË LIDHURA

Tragjedia në Itali/ I mori jetën në mënyrë makabre bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur
Rajoni

Tragjedia në Itali/ I mori jetën në mënyrë makabre bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur

09:27 | 01/10/2025
Incidenti me të shtëna në kufirin me Malin e Zi, Kosova nis hetime paraprake
Rajoni

Incidenti me të shtëna në kufirin me Malin e Zi, Kosova nis hetime paraprake

17:02 | 30/09/2025
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, fushata zgjedhore nis javën e ardhshme

20:58 | 27/09/2025
Next Post
U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

‘Zara u bë luksoze’, Emina Çunmulaj qan hallin e rritjes së çmimeve

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Hajduti tenton t’i shklyej derën, Françeska Murati tregon se i shpëtoi një grabitjeje në banesë
Showbizz

Hajduti tenton t’i shklyej derën, Françeska Murati tregon se i shpëtoi një grabitjeje në banesë

by mirseda
12:19 | 01/10/2025
0

Françeska Murati, ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, është përballur me një moment...

Firmosen ndryshimet në Polici Emërohet drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë

Firmosen ndryshimet në Polici Emërohet drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë

12:16 | 01/10/2025
Aksidentoi 55-vjeçaren te vijat e bardha dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet autori

Aksidentoi 55-vjeçaren te vijat e bardha dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet autori

12:13 | 01/10/2025
Shtëpi bari dhe municion luftarak pa leje, arrestohen dy persona në Laç dhe Tiranë

Shtëpi bari dhe municion luftarak pa leje, arrestohen dy persona në Laç dhe Tiranë

12:09 | 01/10/2025
Trump u jep urdhër gjeneralëve të mbrojnë SHBA-të: Jemi në luftë nga brenda

Trump u jep urdhër gjeneralëve të mbrojnë SHBA-të: Jemi në luftë nga brenda

11:47 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com