Në fillim të këtij viti, 18-vjeçari u bë pacienti më i ri i cili kreu operacionin pa anestezi në spitalin Royal Stoke, metodë e cila do të kuronte përfundimisht simptomat e tij dhe për të fituar betejën me sëmundjen e rëndë.
Një 18-vjeçar i identifikuar si Izaac Roberts i cili tre vitet e jetës së tij i ka kaluar duke vuajtur nga sëmundja e rëndë e tumorit në kokë, falë një mënyre të pazakontë ndërhyrjeje kurirgjikale arriti të mbijetonte mrrekullisht. Për shkak të avancimit të sëmundjes, Roberts kishte mpirje në njërën anë të trupit të tij dhe vështirësi në të folur.
Në fillim të këtij viti, 18-vjeçari u bë pacienti më i ri i cili kreu operacionin pa anestezi në spitalin Royal Stoke, metodë e cila do të kuronte përfundimisht simptomat e tij dhe për të fituar betejën me sëmundjen e rëndë.
Por dy orë pas operacionit të trurit me rrezik të lartë, Izaac papritmas pësoi një konvulsion dhe neurokirurgu Z. Chan mbeti me një dilemë, të vazhdojë të operojë dhe të rrezikojë komplikime gjatë gjithë jetës apo të presë që ajo të kalojë?
Izaac ishte 14 vjeç kur filloi të përjetonte kriza, dhe deri në moshën 17 vjeç, ato rriteshin deri në tre herë në ditë. Ai gjatë gjithë kohës mendonte se kishte epilepsi dhe për të ishte një tronditje e madhe kur mësoi se u diagnostikua me një tumor të rëndë të trurit, shkruajnë mediat e huaja.
Më 5 janar, Izaac u dërgua në sallën e operacionit dhe kirurgu Chan hapi një vrimë në kafkën e tij. Ndërsa zoti Chan preu tumorin nga sipërfaqja e trurit të tij, Izaac ishte zgjuar dhe po lexonte fjalët kyçe nga një listë fjalësh me një neuropsikiatër. Pas më shumë se 7 orësh operacioni përfundoi me sukses.